Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Vitin e ardhshëm 30 milionë euro për standardin e studentëve, 18% më shumë se buxheti i këtij viti

Janevska: Vitin e ardhshëm 30 milionë euro për standardin e studentëve, 18% më shumë se buxheti i këtij viti

 

Janevska: Vitin e ardhshëm 30 milionë euro për standardin e studentëve, 18% më shumë se buxheti i këtij viti

 

 

Buxheti për standardin e studentëve në vitin 2025 do të jetë 30 milionë euro ose 18% më shumë se këtë vit. Kjo nënkupton gjithnjë e më shumë të drejta dhe mundësi për studentët, por edhe më shumë për investime në infrastrukturën që përdorni. Kjo është përshëndetja jonë për Ju me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve. Jo fjalë boshe, por veprime konkrete.

 

Kështu  theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska mbrëmë  në eventin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve të organizuar nga Trupi Kombëtar Studentor (TKS), Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Forumi Rinor Arsimor (FRA), ku morën pjesë edhe Presidentja e shtetit, Prof.Dr. Gordana Siljanovska Davkova dhe Kryeministri, Prof. Dr. Kristian Mickoski.

 

„Një bashkim i tillë i udhëheqjes shtetërore rreth përkujdesjes ndaj të rinjve ndoshta nuk është parë prej kohësh. Të gjithë kemi  qëllim identik dhe angazhime të bashkuara - të kemi mundësi të mjaftueshme për të zhvilluar potencialin tuaj personal, për të realizuar ambiciet tuaja në vatrën e lindjes dhe për të kontribuar në ndërtimin e një Maqedonie të fortë dhe të begatë”, theksoi Janevska, duke shtuar se politikat e këqija, gjatë 7 viteve të fundit rezultuan që numri i nxënësve të zvogëlohej për 17 mijë, ndërsa numri i studentëve për 7 mijë.

 

Ministrja e  informoi se për katër muaj e gjysmë janë pranuar disa kërkesa të organizatave studentore, të cilat zgjerojnë të drejtat e studentëve.

 

„Brucoshëve ju mundësuamtë shfrytëzojnë subvencionimin e racionit nga një tetori, gjë që nuk ishte  deri vitin e kaluar. Kemi ndryshuar kushtet e konkurrimit në mënyrë që më shumë të rinj të aplikojnë për më shumë kategori bursash.  Për bursat për ciklin e dytë të studimeve në vend , kemi mundësuar që të aplikojnë studentët me studime deridiplomike trevjeçare, të cilët deri vitin e kaluar në një farë mënyre ishin të diskriminuar”, shtoi Janevska.

 

Ajo gjithashtu theksoi se ka filluar rikonstruksioni  në etapa i konvikteve studentore ndërsa nga viti i ardhshëm do të vazhdojë  ndërtimi i objekteve për FINKI dhe FKF. Do të punohet  gjithashtu edhe në ligjet e reja për arsimin e lartë dhe standardin  e studentëve.

“Vazhdoni të investoni në veten tuaj, duajeni Maqedoninë dhe realizoni ëndrrat tuaja këtu”, u tha Janevska studentëve.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/19/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar