Fillon mbindërtimi i shkollës fillore “Aco Shopov” në komunën e Butelit të Shkupit.Për nëntë muaj,shkolla do të ketë 4 klasa të reja, në mënyrë që këtu të mund të mësojnë edhe 100 nxënës të tjerë.
„ Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ky investim prej 36 milionë denarë është investim në arsim më cilësor, në krijimin e mundësive hapësinore për realizimin e plotë të aktiviteteve të nevojshme mësimore dhe jashtëmësimore, shprehje e kujdesit dhe përkushtimit tonë ndaj fëmijëve dhe të rinjve, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, tha ministrja Vesna Janevska në shënimin e fillimit të punimeve ndërtimore. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickovski dhe kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski.
Me mbindërtimin e shkollës ,tashmë nga viti i ardhshëm, të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të tretën në shkollë ju mundësohet mësimi gjithëditor.
Ministrja theksoi se pa kushte cilësore në të cilat zhvillohet mësimi nuk ka as arsim cilësor. Kështuqë , janë në proces 36 investime kapitale në ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave në të gjithë vendin, si dhe 40 renovime më të vogla të objekteve shkollore.
Arsimi është një nga prioritetet e qeverisë së re tha ministrja, duke shtuar se investimet intensive në infrastrukturë do të vazhdojnë. Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2025 do të jetë 40 miliardë denarë, 10 miliardë më shumë se sivjet, që tregon përkushtimin për të investuar tek fëmijët, në njohuritë dhe aftësitë e tyre, në ndërtimin e brezave të shëndetshëm.