Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe jam e lumtur që po e vazhdojmë, me vizion të qartë për qëllimet të cilat duhet të arrihen deri në vitin 2030. Kjo është periudhë në të cilën ne duhet të modernizojmë infrastrukturën arsimore, të dixhitalizojmë arsimin, ndërsa të rinjtë, përmes qëndrimit më të gjatë në shkollë dhe përfshirjes në aktivitete të cilat u interesojnë, do të fitojnë aftësi të cilat tregu i kapitalit njerëzor i kërkon.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në takimin e sotëm për përgatitjen e Kornizës së re për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm (2026-2030) ndërmjet Maqedonisë dhe Kombeve të Bashkuara, e cila u mbajt në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
“Me sistem arsimor të vendosur si ky, të rinjtë tanë deri në moshën 15 vjeçare kanë 900 orë më pak se mesatarja evropiane. Ne kemi për qëllim t`i mbajmë më gjatë në shkollë dhe për këtë po vendosim mësimin me një një ndërrim dhe qëndrimin e zgjatur, të plotësuara me përmbajtje të reja mësimore dhe jashtëmësimore, lëndë të reja me zgjedhje me interes për të rinjtë, ndërsa jo të imponuara me dhunë”, u shpreh Janevska.
Ministrja shtoi se ka filluar reforma në arsimin e mesëm-gjimanzin, e cila do të përmirësojë cilësinë dhe do të sigurojë qasje më të madhe në arsimin e lartë, ndërsa për këtë qëllim tanimë janë duke u konsultuar mësimdhënësit dhe nxënësit të viteve të larta në gjimnazet. Ajo gjithashtu theksoi se do të sillet Ligj i ri dhe koncept i ri për arsimin e mesëm, si dhe standarde kombëtare për të arriturat e nxënësve të shkollave të mesme.
Tanimë po punojmë për avancimin e rregullores më të gjerë ligjore, jo vetëm në arsimin e mesëm, por edhe në atë fillor, arsimin joformal, në botimin e teksteve shkollore dhe kështu me radhë. “Propozuam ndryshime të cilat do të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies, shërbimeve arsimore dhe do të rrisin mundësitë, ndërsa më e rëndësishmja është se do të mundësojnë mjedis shkollor të qetë, harmonik dhe të sigurt, në të cilën nuk do të ketë segregacion dhe diskriminim mbi asnjë bazë”, shtoi ministrja.
Tregu vendas dhe global i kapitalit njerëzor imponojnë nevojat nga shkathtësitë e caktuara, për të cilat do t`i orientojmë të rinjtë - shkathtësitë e transferueshme, digjitale dhe të gjelbra, për të cilat Janevska informoi se do të duhet të plotësohen programet mësimore për lëndë të caktuara.
“Në veçanti i ndajë aftësitë dixhitale. “Të rinjtë duhet të dinë të përdorin teknologjitë e reja, të dinë se çfarë është inteligjenca artificiale dhe si ta zbatojnë atë për të arritur interes i cili është në pajtuehsmëri me normat etike dhe morale”, shtoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit në periudhën në vazhdim, për të cilën do të kërkohet mbështetja e organizatave të Kombeve të Bashkuara, është dixhitalizimi i procesit arsimor dhe i shërbimeve të cilat i ofrojnë institucionet arsimore, ndërsa siç tha ministrja përcaktimet kombëtare respektojnë vazhdimisht dokumentet e ratifikuara ndërkombëtarisht të lidhura me dixhitalizimin
Pritshmëritë janë se në periudhën e ardhshme të ketë rritje të ndjeshme të investimeve në shkollat e reja, në rikonstruimin dhe në pajisjen e atyre ekzistuese, sepse Qeveria ka për qëllim gjatë mandatit të rrisë ndjeshëm buxhetin për këtë resor. Gjithashtu mbështetje për këtë aktivitet do të jetë procesi i optimizimit, me të cilën shkollat jofunksionale nuk do të bëjnë më shpenzime të mëdha, ndërsa mjetet e kursyera do të rialokohen për kushte më të mira në shkollat funksionale.
Janevska falënderoi për mbështetjen e deritanishme nga organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe shprehu pritjet për takime të shpeshta me efikasitet të lartë, për shkak të realizimit të kornizës së re për bashkëpunim deri më 2030.