Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej sot është hapur mundësia për paraqitjen e studentëve për akomodim në konviktet e studentëve ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të konkursit të parë:
1. KSHS Koço Racin – Manastir
2. KSHS Tome Stefanovski – Seniq – Shkup
3. KSHS Nikolla Karev – Ohër
4.KSHS Orde Çopella – Prilep
5. KPS Hiljadnikov - Shtip
Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë më së voni deri në fund të muajit vijues. Kriteret dhe kushtet për aplikim janë identike me aplikimin e parë, dhe mund t`i shikoni në linkun në vazhdim.