Të gjithë ne kemi shpresa dhe synime, ëndrra dhe imagjinata dhe të gjithë përpiqemi që ato bëhen realitet dhe ta realizojmë veten personalisht. Jo pak më ndryshe janë fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshe, vetëm se potencialet e tyre kërkojnë mbështetjen tonë në mënyrë që ata të mësojnë, të rriten dhe të zbulojnë vendin e tyre në bashkësi, u shpreh Këshilltari Shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Gjonul Bajraktar në konferencën e sotme ndërkombëtare shkencore-profesionale “75 vjet edukimi i organizuar, rehabilitimi dhe punësimi i personave me aftësi ndryshe”, organizuar nga Lidhja e defektologëve, edukatorëve special, dhe rehabilituesve.
Duke uruar Jubileun, Bajraktar tha se ministria këtë vit angazhoi 1,000 asistentë arsimorë në shkollat fillore, më së shumti deri më tani. Gjithashtu Bajraktar theksoi se me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm i cili është duke u përgatitur do të ketë asistentë arsimorë edhe në shkollat e mesme, por edhe shkollat e mesme shtetërore për fëmijët me aftësi ndryshe do të transformohen në shkolla të mesme me qendra burimore të cilat do të ofrojnë mbështetje për shkollat e mesme të rregullta në organizimin e mësimdhënies për nxënësit me aftësi ndryshe.
Sa i përket ndryshimit të modelit gjithëpërfshirjes, dua të theksoj se po bëhet sepse aktualisht të gjithë,- prindërit- mësimdhënëst dhe fella e ekspertëve thonë se modeli aktual nuk bënë. Natyrisht, që të gjitha ndryshimet do të bëhen në bazë të konsultimit të gjerë”, shtoi Bajraktar.