Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i ministres Janevska me ambasadoren holandeze Xhanell

Takimi i ministres Janevska me ambasadoren holandeze Xhanell

 

Takimi i ministres Janevska me ambasadoren holandeze Xhanell

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shkup, H.E. Uzlem Xhanell, ku diskutuan për mundësitë në lidhje me vendosjen e bashkëpunimit formal në fushën e arsimit ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbisedueset u dakorduan se të dy vendet kanë çfarë për të ndarë me njëra-tjetrën, veçanërisht në fushën e dixhitalizimit dhe se shkëmbimi i përvojave gjithmonë kontribuon në përmirësimin e disa aspekteve të cilësisë së sistemeve edukativo-arsimore.

Gjatë takimit ministrja Janevska iu referua aktiviteteve aktuale të Ministrisë, si dhe aktiviteteve të parapara në të ardhmen, të cilat do të avancojnë cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet, veçanërisht për arsimin e lartë.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar