Në bazë të nenit 3 të Ligjit për Mbështetjen e të Rinjve Gjatë Blerjes së Instrumenti Muzikor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 113/18) Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall
KONKURS
PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR INSTRUMENT MUZIKOR TË BLERË PËR VITIN SHKOLLOR/AKADEMIK 2024/2025
Ministria bën kthimin e një pjese të paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilën realizohen plane dhe programe për art muzikor dhe në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e studentëve të rregullt të regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë ku realizohen programet studimore nga fusha e muzikës.
I. INFORMATA TË CILAT I REFEROHEN NXËNËSVE TË RREGULLT TË REGJISTRUAR NË SHKOLLAT E MESME PUBLIKE NË TË CILAT REALIZOHEN PLANET DHE PROGRAMET PËF ARTIN MUZIKOR
Të drejtën e kthimit të mjeteve e fitojnë nxënësit të cilët i plotësojë kushtet në vazhdim:
1. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
2. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në vitin e katërt në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen planet dhe programet për artin muzikor,
3. Të kanë arritur sukses së paku shumë mirë në vitin e parë, të dytë dhe të tretë nga arsimi i mesëm.
4. Të kenë notë shkëlqyeshëm pesë (5.00) në lëndën mësimore në instrumentin ku konkurrojnë për kthim të mjeteve në vitin e parë, të dytë dhe tretë nga arsimi i mesëm,
5. Të posedojnë së paku një çmim në gara muzikore ose të kenë marrë pjesë së paku në shfaqje publike (koncert të pavarur, recital, gjysmë recital, ose performancë solistike me ansambël), në dy vitet aktuale ose të mëparshme shkollore dhe
6. Të ardhurat e përgjithshme mujore të prindërve – kujdestarëve të nxënësit, të jenë më pak se katër paga mesatare të paguara mesatare për punonjës për tre muajt e fundit, të përcaktuara nga Enti Shtetëror për Statistikë.
Dokumentet e nevojshme:
1. Certifikata e nënshtetësisë;
2. Vërtetim për nxënës të rregullt të regjistruar në vitin e katërt të shkollës së mesme publike ku realizohen plane dhe programe për artin muzikor;
3. Dëftesat të viteve paraprake shkollore në arsimin e mesëm;
4. Deklaratë e gjendjes familjare të nxënësit (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitje të Konkursit);
6. Për nxënësit prindërit e të cilit janë të shkurorëzuar dorëzohet dëshmi për shkurorëzim dhe nëqoftëse kandidati pranon alimentacion e njëjta të paraqitet si e ardhur mujore;
7. Vërtetim për pagën e realizuar të prindërve/kujdestarëve për muajin e fundit para shpalljes së Konkursit ose nëqoftese për këtë muaj nuk është bërë pagesa e pagës atëherë të dorëzohet vërtetim i pagës së fundit (për prindërit/kujdestarët e punësuar në institucionet shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagë të vërtetuar nga organ i autorizuar, ndërsa për prindërit – kujdestarët e punësuar në kompani private duhet të dorëzohet vërtetim për pagë, si dhe deklaratë të vërtetuar për marrjen e pagës);
8. Certifikatë nga Drejtoria për të Ardhurat Publike, për të ardhurat të realizuara me baza të ndryshme për vitin paraprakë ( të ardhura nga veprimtari të pavarur, të ardhura nga kryerja e veprimtarive bujqësore të ardhura nga prona dhe të drejtat pronësore të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese si dhe të ardhura të tjera) për nxënësin dhe prindërit / kujdestarët e tij.
9. Për prindërit/ kujdestarët e pensionuar dorëzohet dokument për lartësinë e pensionit- çekun;
10. Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dorëzohet Aktvendim ose çeku i fundit;
11. Vërtetim se nuk janë të punësuar ose pranojnë / nuk pranojnë kompensim për të dy prindërit/ kujdestarët e kandidatit veçmas nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
12. Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqjet publike të cilat dorëzohen si dëshmi në origjinal ose ekzemplar të vërtetuar në noter.
Informacione shtesë:
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës formon komision për shqyrtimin e kërkesave të nxënësve të arritura nga nxënësit dhe përcakton plotësimin e kushteve të këtij ligji,i përbërë nga tre anëtarë nga Ministria, dy anëtarë nga radhët e mësimdhënësve në shkollat e mesme shtetërore në të cilat realizojnë plane dhe programe për artin muzikor, dhe dy anëtarë të ekspertëve të theksuar në fushën e artit muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Aplikimi bëhet në formë elektronike. Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe t`ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës në ueb faqen në vazhdim: http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Informacionet më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, tek Antoneta Manevska, në adresën elektronike antoneta.manevska@mon.gov.mk
Afati për parashtrimin e aplikimeve është 60 ditë nga shpallja e konkursit, gjegjësisht deri më 10 janar 2025
II. INFORMATA TË CILAT I REFEROHEN STUDENTËVE TË RREGULLT TË REGJISTRUAR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË KU REALIZOHEN PROGRAMET STUDIMORE NË FUSHËN E MUZIKËS
Të drejtën e kthimit të mjeteve e fitojnë studentët të cilët i plotësojë kushtet në vazhdim:
1. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. Të jenë studentë të rregullt me semestër të vërtetuar në vitin e dytë, tretë dhe katërt në institucionet e larta arsimore ku realizohen programet studimore nga fusha e muzikës;
3. Të mos kenë shfrytëzuar paraprakishtë mjete për instrument muzikor të blerë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
4. Të kenë arritur sukses mesatar prej së paku tetë (8,00) gjatë viteve paraprake;
5. Të kenë notën dhjetë (10.00) në lëndën kryesore, ndërsa studentët e regjistruar në teorinë e muzikës dhe pedagogji të kenë notën dhjetë (10.00) në lëndën e pianos
6. Të posedojnë së paku një shpërblim në gara muzikore ose konkurs , ose të kenë marrë pjesë së paku në një shfaqje publike (koncert solo, recital, gjysmë recital ose performancë solistike me ansambël) dhe
7. Të ardhurat e përgjithëshme mujore të prindërve – kujdestarëve të studentit, të jenë më pak se katër paga mesatare të paguara mesatare për punonjës për tre muajt e fundit, ndërsa të përcaktuara nga Enti Shtetëror për Statistikë.
Dokumentet e nevojshme:
1. Certifikata e nënshtetësisë;
2. Vërtetim se është student i rregullt i regjistruar në vitin e dytë, tretë dhe katërt në institucionet e larta arsimore ku realizohet programi studimor nga lëmia e muzikës
6. Për studentët prindërit e të cilit janë të shkurorëzuar dorëzohet dëshmi për shkurorëzim dhe nëse studenti pranon alimentacion e njëjta të paraqitet si e ardhur mujore;
7. Vërtetim për pagën e realizuar të prindërve/kujdestarëve për muajin e fundit para shpalljes së Konkursit ose në qoftëse për këtë muaj nuk është bërë pagesa e pagës atëherë të
dorëzohet vërtetim i pagës së fundit (për prindërit/kujdestarët e punësuar në organet shtetërore dhe publike vërtetimin e pagës të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit/kujdestaret të punësuar në kompani private të dorëzohet vërtetim i pagës dhe deklaracion për pranimin e pagës);
8. Certifikatë nga Drejtoria për të Ardhurat Publike, për të ardhurat të realizuara me baza të ndryshme për vitin paraprakë ( të ardhra nga veprimtari të pavarur, të ardhura nga kryerja e veprimtarive bujqësore të ardhura nga prona dhe të drejtat pronësore të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese si dhe të ardhura të tjera) për studentin dhe prindërit / kujdestarët e tij ;
9. Për prindërit/ kujdestarët e pensionuar dorëzohet dokument për shumën e pensionit- çekun;
10. Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dorëzohet Aktvendim ose çeku i fundit;
11. Vërtetim se nuk janë të punësuar ose pranojnë / nuk pranojnë kompensim për të dy prindërit/ kujdestarët e kandidatit veçmas nga Agjencia për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut
12. Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqjet publike të cilat dorëzohen si dëshmi në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.
Informacione shtesë:
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës formon komision për shqyrtimin e kërkesave të nxënësve të arritura nga nxënësit dhe përcakton plotësimin e kushteve të këtij ligji,i përbërë nga tre anëtarë nga Ministria, dy anëtarë nga radhët e profesorëve në institucionet shtetërore të arsimit të lartë ku realizohen programe studimore në fushën e muzikës, dhe dy anëtarë të ekspertëve të theksuar në fushën e artit muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Aplikimi bëhet në formë elektronike. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe t`ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës në ueb faqen në vazhdim: http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Informacionet më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, tek Antoneta Manevska, në adresën elektronike antoneta.manevska@mon.gov.mk
Afati për parashtrimin e aplikimeve është 60 ditë nga shpallja e konkursit, gjegjësisht deri më 10 janar 2025