Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej sot ka filluar pagesa me faza e bursave të nxënësve për të gjithë përfituesit të cilët e kanë fituar të drejtën në një nga vitet e kaluara shkollore ndërsa e kanë vazhduar edhe në vitin aktual.
Deri në fund të javës së ardhshme, të gjithë përfituesit aktual të bursave të nxënësve do të marrin mjete për tre muaj - shtator, tetor dhe nëntor.
Bëhet fjalë për 6.350 nxënës të shkollave të mesme bursistë, të cilve do t`iu paguhen gjithsej 66 milionë denarë.