Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / THIRRJE PUBLIKE E PËRSËRITUR për angazhimin e 6 (gjashtë) mediatorëve arsimor rom për mbështetjen e arsimit fillor të romëve për vitin shkollor 2024/2025

THIRRJE PUBLIKE E PËRSËRITUR për angazhimin e 6 (gjashtë) mediatorëve arsimor rom për mbështetjen e arsimit fillor të romëve për vitin shkollor 2024/2025

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025, konform nenit 37, paragrafit (4) të Ligjit për Arsimin Fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.161/19 dhe 229/20), do të angazhojë 50 mediator arsimor rom në shkollat ​​fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes masës së mediatorëve në arsimin fillor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të sigurojë mbështetje shtesë për nxënësit romë në shkollat ​​fillore

I. KUSHTET DHE KRITERET PËR ZGJEDHJEN E MEDIATORËVE

1. Kushtet për përzgjedhjen e mediatorëve

 

Të drejtën e aplikimit në Konkursin për mediator  arsimor e kanë personat nga komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut: Gjorçe Petrov, Kërçovë, Shtip, Ohër, Ilinden dhe Radovish , ndërsa të cilët i  plotësojnë kushtet në vazhdim: 

a) të jenë  papunë ose të punësuar me kohë të shkurtuar të punës;

b) të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe

c) të jenë pjesëtarë të komunitetit etnik rom.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025 do të angazhojë gjithsej 6 mediator arsimor

 2.    Kriteret për përzgjedhjen e mediatorëve

a) Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm katërvjeçar;
bTë ketë aftësi të zhvilluara komunikimi dhe kompjuterike (Microsoft Office);
cTë ketë përvojë pune në terren me komunitetin rom, sektorin civil, popullësinë lokale, institucionet dhe shkollat ​​lokale dhe
ç) Të jetë i njohur dhe të jetë pjesë e komunitetit në të cilin do të punojë.

 

Përparësi gjatë përzgjedhjes do të kenë kandidatët:

- të cilët posedojnë certifikatë për trajnime të ndjekura për mediator me certifikata për mediator (përparësi do të kenë personat të cilët kanë ndjekur trajnimet për mediator arsimor në kuadër të projektit “Përkrahja e integrimit të komuniteteve etnike në sistemin arsimor” të zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Agjencinë për Integrime Evropiane dhe Zhvillim Evropian nga Austria dhe personat që kanë ndjekur trajnimet për mediator në kuadër të programit ROMED nga Këshilli i Evropës).

- të cilët e flasin gjuhën e komunitetit rom në komunën për të cilën konkurrojnë

- të cilët tashmë kanë përvojë në punën si meditaor arsimor rom, dhe që kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj programit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

II. ROLI, DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E MEDIATORIT ARSIMOR ROM

1. Roli i mediatorit arsimor rom

Roli i mediatorit arsimor është të ndihmojë dhe të ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e informacionit për mundësitë dhe aksesin në shkolla, realizon takime të rregullta për të sensibilizuar popullatën dhe punonjësit e shkollës fillore me specifikat dhe nevojat e grupeve të rrezikuara në fushën e arsimit, rregullisht bashkëpunon me bashkëpunëtorë profesional dhe mësimdhënësit për përmirësimin e arritjeve të nxënësve, ndërmerr aktivitete për reduktimin e braktisjes së procesit edukativo-arsimor të nxënësve.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e mediatorit do të jenë:

a) të punojë me nxënësit;

b) të bashkëpunojë me shkollën;

c) të punojë dhe bashkëpunojë me prindërit/kujdestarët dhe komunitetin dhe të kryejë vizita të rregullta në terren dhe

ç) të punojë me vetëqeverisjen lokale, sektorin civil dhe institucione dhe organizata të tjera.

 

III. Vendi dhe afati për parashtrimin e dokumenteve

 

Kandidatët të cilët konkurrojnë conform Thirrjesë Publike, është e nevojshme që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup,  më së voni deri më 18.11.2024  t`i dorëzojnë dokumentet në vijim:

 

1. Biografi të shkurtër (CV);

2. Diplomë për nivelin më të lartë të arsimit të përfunduar;

3. Dy rekomandime nga organizatat joqeveritare rome për konfirmimin e përvojës së punës me komunitetin rom me numra kontakti të caktuar të personave që kanë dhënë rekomandimin;

4. Vërtetim nga Agjencia e Punësimit për statusin e punës

5. Dëshmi se ka fituar aftësi kompjuterike (Microsoft Office) dhe

6. Dokumentacion tjetër që kandidati konsideron se e plotëson aplikimin, është në funksion të kushteve dhe kritereve të nevojshme.

 

IV. Lartësia e honorarit

 

Për angazhimin e mediatorëve arsimorë romë, honorari mujor do të jetë 18.000 denarë bruto për një periudhë prej tre (3) muajve gjatë vitit 2024 dhe shtatë (7) muajve gjatë vitit 2025.

Dokumentacioni i parakohshëm dhe i pakompletuar nuk do të merret parasysh dhe nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët që janë paraqitur në konkurs.

 

 

Konkursi


11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar