Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa „Boris Trajkovski” për 20 studentë: Janevska kërkoi nga studentët e masterit që diturit e mësuar t`i zbatojnë në vendin e tyre

Bursa „Boris Trajkovski” për 20 studentë: Janevska kërkoi nga studentët e masterit që diturit e mësuar t`i zbatojnë në vendin e tyre

 

Bursa „Boris Trajkovski” për 20 studentë: Janevska kërkoi nga studentët e masterit që diturit e mësuar t`i zbatojnë në vendin e tyre

 

 

Si shtet, mbështesim mobilitetin arsimore. Por ne i mbështesim edhe politikat e BE-së për t`u përballur me "ikjen e trurit", ndërsa  Qeveria përmes qasjes multi-departamentale krijon masa dhe aktivitete për të reduktuar largimin e kuadrit që neve na nevojitet, theksoi  ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Vesna Janevska në ndarjen e 20 bursave "Boris Trajkovski" për studime dyvjeçare të ciklit të dytë në kuadër të programit në MBA Pan-Europian Ekzekutiv me diplomë të dyfishtë nga Universiteti i Јork-ut dhe Universiteti i Strasburgut.

Bursa me emrin e presidentit Boris Trajkovski, siç tha ministrja, në shenjë respekti për njeriun për të cilin ishte më i rëndësishmi integriteti personal, mirësia njerëzore dhe Atdheu, duhet të jetë motiv dhe frymëzim për bursistët që të marrin njohuri të reja, shkathtësi të avancuara, ide novatore dhe perspektiva të ndryshme, të cilat më pas do t`i zbatojnë në vendin e tyre.

Për të inkurajuar të rinjtë dhe kuadrin me arsim të lartë që të ardhmen e tyre ta shohin në Maqedoni, Ministria e Arsimit dhe е Shkencës tërësisht rimendon sistemin e arsimit në të gjitha nivelet arsimore.

“Kanë përfunduar ndryshimet në një pjesë të rregullores, po përforcojmë themelin mbi të cilin po ndërtojmë sistemin arsimor. Punojmë për të harmonizuar arsimin me nevojat e tregut të punës. Në arsimin e mesëm profesional tashmë kemi sukses, në arsimin e lartë pason rishikimi i kuotave për regjistrim në fakultete, bazuar në analizë reale të nevojave të shtetit. Kjo përfshin edhe rishikimin e politikave të bursave. Po përgatisim regjistër për evidentimin e të gjithë bursistëve. Kur kësaj i shtohet qëndrimi i Qeverisë se buxheti për arsim dhe shkencë do të rritet nga viti në vit, është e qartë se seriozisht po i qasemi  sfidës së ngritjes së cilësisë së arsimit”, theksoi Janevska.

Studimet kryhen në Selanik, Greqi, me vizita studimore në Universitetin e Jork-ut në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Universitetin e Strasburgut, Francë. Mjetet për regjistrim sigurohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Siti Kolexh, Kampusi Evropian i Universitetit të Jork-ut.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar