Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje për dorëzimin e propozimeve për shënimin e jubilenjve në bashkëpunim me UNESCO-n për periudhën e viteve 2026-2027

Thirrje për dorëzimin e propozimeve për shënimin e jubilenjve në bashkëpunim me UNESCO-n për periudhën e viteve 2026-2027

 

UNESCO fton vendet anëtare të paraqesin propozime për shënimin e jubilenjve të ngjarjeve historike dhe personave të shquar në periudhën e viteve 2026-2027, të cilat kanë rëndësi universale dhe kanë kontribuar në promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe afrimit të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve. Për këtë qëllim, UNESCO do të përfshihej në shënimin e jubilenjve të propozuar nga shtetet anëtare, me të cilën do t`ju jepte rëndësi dhe njohje më të madhe botërore.

Më shumë informata për kriteret për paraqitjen e propozimeve për jubileun e personit/ngjarjes, janë të disponueshme në linkun në vazhdim: https://unesdoc.unesco.org/ark:/48223/pf0000391504_eng.

Komisioni Kombëtar për UNESCO i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas propozimeve të pranuara, do të realizojë përzgjedhje përfundimtare të dy propozimeve për jubile dhe të njejtat do t`ia dorëzojë UNESCO-s. Përparësi do të kenë propozimet të cilat promovojnë barazinë gjinore. Ju lusim propozimet e juaja t`i jepni nëpërmjet plotësimit të formularit i cili mund të shkarkohet këtu, dhe të njejtin ta dorëzoni në mënyrë elektronike në: tkraljevska@kultura.gov.mk më së voni deri më 2 dhjetor 2024.

 

Lajme dhe Ngjarje


12/26/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar