Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska për REL: përgatitëm Ligj të ri për Tekstet Shkollore me të cilën parandalojmë mungesat dhe vonesat e dorëzimit në shkolla

Janevska për REL: përgatitëm Ligj të ri për Tekstet Shkollore me të cilën parandalojmë mungesat dhe vonesat e dorëzimit në shkolla

 

Janevska për REL: përgatitëm Ligj të ri për Tekstet Shkollore me të cilën parandalojmë mungesat dhe vonesat e dorëzimit në shkolla

 

 

Me Ligjin e ri për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, u munduam të përmirësojmë procesin e përgatitjes, miratimit dhe botimit së teksteve shkollore, në mënyrë që të mos vijmë më asnjëherë që më 1 shtator të mos kemi tekste shkollore. Shpresoj sinqerisht se me zgjidhjen e re ligjore do të arrijmë edhe cilësi më të mirë të teksteve shkollore, përveç furnizimit me kohë,  u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë”

 

Janevska theksoi se edhe ministria nuk mund ta dijë se cilat dhe çfarë tekstesh shkollore mungojnë në secilën shkollë, nëqoftëse shkollat ​​nuk japin informacion.

 

Në fund të çdo viti shkollor hapet  sistem elektronik në të cilën shkollat ​​duhet të tregojnë se sa tekste shkolllore u mungojnë, që nënkupton se duhet t’i paraqesin të gjitha tekstet shkollore të dëmtuara të vitit paraparakë. “Sa tekste shkollore kanë paraqitur, aq tekste shtypen dhe blihen”, u përgjigj ministrja.

 

Për tekstet shkollore të grisura, Janevska sërish sqaroi se  problem shtesë  të cilën e kumtoi  një komunë është se shkollat, duke dashur t`i mbrojnë qytetarët që të paguajnë 10 deri në 70 për qind të çmimit gjatë kthimit të teksteve shkollore të dëmtuara, nuk i kanë paraqitur.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar