Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Me ndryshimet e Ligjit për Arsimin Fillor sanksionohet segregimi dhe çdo lloj diskriminimi i nxënësve

Janevska: Me ndryshimet e Ligjit për Arsimin Fillor sanksionohet segregimi dhe çdo lloj diskriminimi i nxënësve

 

Janevska: Me ndryshimet e Ligjit për Arsimin Fillor sanksionohet segregimi dhe çdo lloj diskriminimi i nxënësve

 

 

Absolutisht jemi  kundër çfarëdo lloj diskriminimi në arsim, tha ministrja Vesna Janevska në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me ndryshimin e dispozitës për antidiskriminim në ndryshimet dhe plotësimet е Ligjiт për Arsimin Fillor.

 

„Nuk e di pse duhet të rëndojmë ligjin dhe të numërojmë të gjitha llojet e diskriminimit që ekzistojnë.  Fjala "dhe të tjera" në fund të fjalisë përfshin të gjitha llojet e mundshme, ekzistuese të diskriminimit," theksoi  Janevska.

 

Me ndryshimet e ligjit zgjidhet edhe problemi shumëvjeçar i shkollimit të fëmijëve dhe të rriturve në institucionet edukative-korrektuese dhe u mundësohet mësimi i rregullt për marrjen e arsimit fillor. Gjithashtu, kalohet ndarja fizike e nxënësve rom  gjatë regjistrimit në shkollë.

 

Ndryshimet parashikojnë edhe rritjen e mjeteve që shkollat ​​do t`i marrin për realizimin e aktiviteteve për avancimin e multikulturalizmit/interkulturalizmit dhe integrimit ndëretnik, nga 30.000 denarë të deritanishëm në dy paga mesatare neto të paguara për punëtor në vitin paraprak.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar