Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Filloi ndërtimi i shkollës në Çashkë

Janevska: Filloi ndërtimi i shkollës në Çashkë

 

Janevska: Filloi ndërtimi i shkollës në Çashkë

 

Filloi ndërtimi i shkollës fillore rajonale në fshatin Banjicë të Komunës së Çashkës, ku mësimin do ta ndjekin nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. Është vendosur platformë betoni dhe pres që i gjithë procesi të përfundojë brenda dy muajsh, në ndërkohë që kryetari i komunës do të sigurojë pajisje për objektin e ri të shkollës.

 

Për progresin e investimit të MASH-it në vlerë prej 6,6 milionë denarë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, informoi sot në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit në lidhje me atë se kur nxënësit nga ky vendbanim do të fillojnë të ndjekin mësimet në gjuhën e tyre amtare.

 

„Për fat të keq, problemi në Çashkë është i iniciuar politikisht. Aty fëmijët deri vitin e kaluar kanë mësuar së bashku në një gjuhë maqedonase dhe prindërit e nxënësve kishin nënshkruar pëlqimin për këtë. Por, zyrtarë të lartë të BDI-së vendosën se diçka nuk shkon dhe inkurajuan disa për të hyrë në grevë, dhe tek te disa të tjerë krijuan revoltë me presion për të futur mësimin në gjuhën shqipe. E gjithë kjo është në dëm të nxënësve, por ja po punohet dhe do ta tejkalojmë këtë problem të iniciuar artificialisht”, theksoi Janevska.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar