Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / U publikua analiza e UNESCO-s për cilësinë e sistemit arsimor kombëtar

U publikua analiza e UNESCO-s për cilësinë e sistemit arsimor kombëtar

 

UNESCO publikoi analizën e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, e cila bazohet në të dhëna 15-vjeçare, financuar nga Bashkimi Evropian dhe realizuar nga Instituti për Politikat Evropiane të UNESCO-s, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ndër konstatimet kyçe është rritja e vazhdueshme e niveleve të regjistrimit në të gjitha nivelet e arsimit, ku rritja e nevojës për arsim shpjegohet me përmirësimin e indiktatorëve social-shëndetësorë. Regjistrimet në arsimin fillor afrohen deri më 100%, me arritjen e barazisë gjinore, ndërsa arsimi i mesëm është rritur me 15 pikë përqindje. Megjithatë, edhe pse ka rritje në kohën që fëmijët dhe të rinjtë e kalojnë në shkollë - në moshën 15.7 vjeç, ajo është nën mesataren evropiane prej moshës 19.4 vjeç. Gjithashtu, ekziston sinkronizim më i madh ndërmjet sistemit arsimor dhe tregut të punës.

Në analizë konstatohet se vendi po përballet me rënie të popullsisë në moshë shkollore, pjesërisht për shkak të migrimit të brendshëm në qendrat urbane dhe migrimit të jashtëm të familjeve dhe të rinjve të diplomuar. Gjithashtu shqetësim i rëndësishëm është fenomeni i " ikjes së trurit”.

Megjithëse është arritur progres i dukshëm në zhvillimin e disa komponentëve të caktuar të sistemit arsimor kombëtar, ka hapsirë për ngritjen e cilësisë së arsimit. E dedikuar për krijuesit e politikave, kjo analizë me anë të rekomandimeve do të ndihmojë për ballafaqim më të lehtë me sfidat për ndërtimin e arsimit cilësor.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar