Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: arsimi për shkrim-leximin mediatik është aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave

Janevska: arsimi për shkrim-leximin mediatik është aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave

 

Janevska: arsimi për shkrim-leximin mediatik është  aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave

 

Shkrim-leximi mediatik është aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave. Ata, nga ana tjetër, janë  dukuri veçanërisht të shpeshta në hapësirën globale të internetit, ku me zbatimin e inteligjencës artificiale krijohen përmbajtje gjithnjë e më të sofistikuara dhe është e rëndësishme që qytetarët të kenë aftësitë për t`i njohur ato, në dallimin e fakteve nga fiksioni, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencë, Vesna Janevska, në fjalimin e saj në Konferencën Nacionale “ Shkrim-lexmi mediatik në Arsim.

"Me arsimin për shkrim-leximin mediatik, nxënësit fitojnë aftësi për të analizuar përmbajtjet në mënyrë kritike të cilat i  marrin nga burime të ndryshme, t’i kuptojnë  sipas kontekstit, t`i ndërlidhin atë me informacione të tjera dhe të jenë në gjendje dhe të mund të vlerësojnë cilësinë e tyre dhe, si rezultat i kësaj, në mënyrë të pavarur të marrin vendime dhe gjykime bazuar në fakte”, theksoi Janevska.

Shkrim-leximi mediatik  në programet mësmore  të arsimit fillor është i përfshirë në mënyra të ndryshme.

Shkrimi -leximi mediatik  mësohet si temë e caktuar në programin mësimor në gjuhën amtare - maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake. Mënyra tjetër është integrimi i shkrim-leximit mediatik me tema dhe fusha të tjera, me qëllim që t`u mundësohet nxënësve të ndërlidhin njohuritë nga fusha të ndryshme në një tërësi. Kjo mund të përdoret si mjet për realizimin e aktiviteteve të caktura në pothuajse në të gjitha lëndët mësimore, në klasa të ndryshme. Gjithashtu aspekte të caktuara nga shkrim-leximi mediatik mund të mësohet thellësishtë përmes lëndëve të lira me zgjedhje nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë”, theksoi ministrja Janevska, duke shtuar se përmes trajnimeve adekuate është paraparë përforcimi i kompetencave të mësimdhënësve.

Konferenca e sotme nacionale është organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it për shkrim-leximin medatik " Të rinjët mendojnë", të cilën e zbatojnë nga IREKS dhe partnerët lokalë Instituti Maqedonas për Media, Instituti për Studime të Komunikimit dhe Forumi Arsimor Rinor, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , Byro për Zhvillimn e Arsimit, Qendrën Shtetërore Provimeve, universiteteve dhe klubeve rinore.

Ministrja Janevska shprehu mirënjohjen e saj për të gjitha organizatat, institucionet dhe individët të cilët, si pjesë e projektit, u mundësojnë fëmijëve dhe të rinjve të arsimohen në media, duke kontribuar kështu në ndërtimin e  shoqatave qytatare të qendrueshme me potencial demokratik.

Ministrja shprehu besimin se prezantimi i rezultateve të implementimit të deritanishëm të edukimit medial nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe hapat e paralajmëruar për futjen e saj në arsimin e mesëm do të nënkuptojnë përmirësim të mëtejshëm të sistemit tonë arsimor.

 

Lajme dhe Ngjarje


12/17/2024

12/6/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar