Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Thirrje Publike për ndarjen e granteve për shkollat fillore dhe të mesme publike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Aktivitetet që do të mbështeten me grant, mund të realizohen në mënyrë të pavarur në shkollat ku mësimi zhvillohet në disa gjuhë mësimore, ose në partneritet me një shkollë tjetër.
Grantet janë deri në 30.000,00, ndërsa përzgjedhjen sipas renditjes do ta bëjë Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në pajtim me kriteret e caktuara.
Inkurajojmë shkollat që të aplikojnë me projekte për aktivitete të përbashkëta mes nxënësve, të cilët realizojnë mësim në gjuhë të ndryshme mësimore.
Projektet duhet të synojnë promovimin e praktikave të mira për aktivitete ku përkujdesen marrëdhëniet harmonike të bazuara në respektimin e dallimeve, duke ndërtuar një shoqëri multietnike dhe multikulturore që mundëson ndërtimin e institucioneve arsimore bashkëkohore, të suksesshme dhe efektive, të cilat do të promovojnë vlera multietnike dhe multikulturore, të individualizuara, qasje ndaj nxënësve, klimë emocionale pozitive dhe komunikim konstruktiv multidisiplinar në një mjedis shkollor të këndshëm dhe inkurajues.
Aplikimi zgjat deri më 1.12.2024, ndërsa regjistrimi mund të bëhet në sistemin elektronik për shërbime të ministrisë https://e-uslugi.mon.gov.mk në menunë për integrimin ndëretnik.
Për të aplikuar në Thirrjen Publike, e cila është e vendosur në e-uslugi.mon.gov.mk, është e nevojshme që shkollat të kyçen me llogaritë zyrtare të përdoruesve @schools.mk të cilat tanimë janë të regjistruara.