Ministria e Arsimit dhe Shkencës në përputhje me Nenin 40 paragrafi 3 të Ligjit për standardin e nxënësve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ Nr: 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18 dhe 20/19) dhe („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut„ Nr: 248/20 dhe 302/20) organizon provim profesional për edukatorët dhe bashkëpunëtorët profesional, të cilët pas skadimit të parktikës janë të detyruar ta japin provimin.
Dhënien e provimit profesional Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta realizojë gjatë muajit prill të vitit 2024.
Në bazë të Nenit 3 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e dhënies së provimit profesional të edukatorit/es dhe bashkëpunëtorit/es profesional/e në konviktet publike („Gazeta zyrtare e RMV” nr.46/21), edukatorët/bashkëpunëtorët profesional në konviktet publike të cilët kanë kryer parktikën dhe i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit profesional paraqesin Aplikim për dhënien e provimit profesional me dokumentacionin në vijim:
1. Certifikatëpër kryerjen e parktikës në konvikt publik për periudhë njëvjeçare, ku do të shënohet afati në të cilën është zhvilluar parktika, e verifikuar me numrin arkivor të konviktit në të cilin është zhvilluar parktika.
2. Mendim nga mentori për punën e edukatorit/es gjatë parktikës e verifikuar me numrin arkivor të konviktit, në të cilin është zhvilluar parktika.
3.Mendim nga organi më i lartë profesional të konviktit në të cilin është i/e punësuar edukatori/ja për punën e tij/saj edukativo-arsimore e verifikuar me numrin arkivor të konviktit në të cilin është zhvilluar parktika. Konvikti në të cilin punon praktikanti të kontrollojë për të cilën herë (të parë, të dytë etj.) praktikanti e jep provimin dhe të njëjtën ta theksojë në mendimin.
4. Detyrë shtëpie me shkrim (në dy ekzemplarë).
5.Raport nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor për përvojën e realizuar të punës së edukatorit/es për një vit kalendarik.
6. Diplomë ose Certifikatë për arsimin përkatës të kryer (në formë origjinale ose e verifikuar në noter)
7. Vërtetim për përgatitjen pedagogjiko-psikologjike dhe metodologjike e fituar në institucionin e arsimit të lartë të akredituar,gjegjesisht pergatitje defektologjike, pedagogjiko-psikologjike dhe metodologjike te fituar në institucionin e arsimit të lartë të akredituar.
8. Kopje nga fletpagesa për mjetet e paguara për dhënien e provimit profesional.
Aplikacioni me dokumentacionin e plotë dorëzohet nëMINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËSnërr.„Sh. Kirili dhe Metodij“ nr.54., 1000 Shkup, më së voni deri më 15.11.2023 (E premte).
Kandidatët për dhënien e provimit profesional paguajnë mjete në shumë prej 1.600,00 denarë (njëmijë e gjashtëqind) denarënë fletëpagesën e plotësuar si në vijim:
Qëllimi i dërgesës:Pagesa e provimit profesional të edukatorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional në konviktet
Emri i pranuesit:Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Banka e pranuesit:Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Llogaria e transakcionit:1000000000 630 95
Llogaria e përdoruesit buxhetor:160010032978760
Kodi i të ardhurave:723013;
Programi: 30.
PARALAJMËRIM: Pyetjet për kontrollimin e njohurive të përgjithshme në lidhje me rregulloren ligjore-normative dhe organizimin e veprimtarive do të jenë nga rregulloret ligjore aktuale në fushën e organizimit të veprimtarisë edukativo-arsimore në konviktet publike dhe Ligji për standardin e nxënësve.
Dokumentacioni jo i plotë dhe i dorëzuar pas afatit që është caktuar, nuk do të merret parasysh dhe do të kthehet.
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS