Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje për pjesëmarrje në vebinare të organizuar nga Ministria Polake e Arsimit

Thirrje për pjesëmarrje në vebinare të organizuar nga Ministria Polake e Arsimit

 

 

Në kontekst të presidencës polake të Grupit të Vishegradit (B4), Ministria Polake e Arsimit organizon dy vebinarë ku janë të ftuar mësimdhënës, edukatorë,  nënpunës dhe ekspertë arsimorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Webinari i pare për shkëmbimin e praktikave të mira për sigurimin e arsimit cilësor për të gjithë nxënësit me prejardhje migrante, veçanërisht për fëmijët refugjatë nga Ukraina, do të mbahet më 19 nëntor 2024, nga ora 15:00 deri në orën 18:00.

 

Vebinari i dytë mundëson diskutimin e sfidave të transformimit teknologjik të arsimit shkollor dhe do të mbahet më 28 janar 2025 në periudhën nga ora 15:00 deri në orën 18:00.

Webinarët do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe pjesëmarrja është falas.

Linku për regjistrim:

https://ore.edu.pl/2024/10/webinar-education-of-students-with-migrant-background/

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar