Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Ne i mbështesim të rinjtë të studiojnë në universitetet më të mira botërore, por edhe i inkurajojmë fuqishëm që të kthehen dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre

Janevska: Ne i mbështesim të rinjtë të studiojnë në universitetet më të mira botërore, por edhe i inkurajojmë fuqishëm që të kthehen dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre

 

Janevska: Ne i mbështesim të rinjtë të studiojnë në universitetet më të mira botërore, por edhe i inkurajojmë fuqishëm që të kthehen dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre

 

Interesi i vendit tonë është  t`i mbështes të rinjtë për të studiuar në universitete prestigjioze të huaja, ku ndahen teknologjitë, inovacionet si dhe praktikat më të mira. Megjithatë, qëllimi ynë përfundimtar mbetet që ata të kthehen në vendin e tyre. Me njohuritë dhe aftësitë e fituara jashtë vendit, të gjithë të rinjtë mund të kontribuojnë shumë për avancimin teknologjik dhe mbështetjen e rritjes së përgjithshme të ekonomisë sonë. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në hapjen e panairit "Studimet në Francë" sot në Shkup.

Ministrja falënderoi Ambasadën Franceze dhe Institutin Francez në Shkup për prezantimin e mundësive akademike të Francës, e cila ka renome si një nga destinacionet udhëheqëse të arsimit të lartë në botë, me universitetet të cilat renditen ndër më prestigjiozët në botë. Këtë e arrijnë me programe studimore inovative të cilët kombinojnë njohuritë teorike dhe zbatimin praktik, si dhe me përfshirjen në hulumtime bashkëkohore, ndërsa për studentët është tërheqëse edhe oferta e tyre e pasur kulturore.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës e mbështet mobilitetin arsimor, dhe për studime në institucioneve të huaja të arsimit të lartë me renome gjithashtu ndan edhe  bursa. Unë si ministre,  mbështes fuqishëm konceptin e BE-së për tejkalimin nga "ikja e trurit" në "qarkullimin e trurit". Kjo do të thotë se studentët dhe profesionistët të cilët kanë fituar njohuri dhe aftësi jashtë vendit inkurajohen të kthehen në vendet e tyre amë”, theksoi Janevska.

Ministrja  është e bindur se Qeveria e re me masa stimuluese do të inkurajojë të rinjtë të cilët kanë fituar  nivel akademik jashtë vendit të kthehen në atdhe dhe të marrin pjesë në ndërtimin e të ardhmes së vendit të tyre.

Panairi gjithashtu është mundësi për vendosjen e bashkëpunimit bilateral ndërjmet universiteteve tona dhe atyre franceze.

[ Monday, October 28, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar