Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve me njësitë e vetëqeverisjes lokale të cilat kanë aplikuar në thirrjen publike të Qeverisë dhe kanë përfituar mjete nga projekti në vlerë të përgjithshme prej 250 milionë euro për investime kapitale për komunat.
- Bëhet fjalë për pesë komuna në të cilat me mbi 2 milionë euro do t’i mbështesin, përkatësisht do t’i realizojnë investimet kapital, e cila do të thotë përmirësim i infrastrukturës arsimore, kushte më të mira për mësim dhe sport për nxënësit”, shprehu Janevska.
- Në komunën e Gazi Babës është paraparë ndërtimi i sallës së fiskullturës në SHF “Naumi i Ohrit” në f. Creshevë, ndërsa sallë sportive shkollore do të ndërtohet edhe në komunën e Bogovinës. Komuna e Manastirit ka përfituar mjete për vendosjen e fasadës së re energjetike-efikase në SHF “Stiv Naumov”, ndërsa me mjete të qeverisë do të ndërtohet kënd i hapur sportiv në shkollën fillore rajonale “Kultura” në f. Ropalcë në komunën e Likovës. SHMK “Mirko Milevski” dhe SHMK “Drita” në komunën e Kërçovës në periudhën në vijim do të bëhen me sistem të ri të ngrohjes dhe kondicionimit.
- Ju dëshirojë realizim të suksesshëm të investimeve dhe gjithashtu, edhe më shumë projekte të tilla kapitale në të gjitha komunat në periudhën në vijim", shtoi Janevska.