Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Pas gjashtë dekadash po ndërtohet objekt i ri në SHF "Kërste Misirkov" në Gazi Babë

Janevska: Pas gjashtë dekadash po ndërtohet objekt i ri në SHF "Kërste Misirkov" në Gazi Babë

 

Janevska: Pas gjashtë dekadash po ndërtohet objekt i ri në SHF

 

Shumë kohë zgjatën barakat montuese. Më në fund, pas 6 dekadash do të zëvendësohen me objekt të ri të denjë arsimor ndërsa për këtë duhet përgëzuar kryetarin e komunës, këshillin, deputetët dhe të gjithë ata që kanë qenë këmbëngulës në periudhën e kaluar për të arritur në këtë moment - më në fund qëllimi  po realizohet, theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, në vënien e gurthemelit për ndërtimin e objektit të ri shkollor në SHF "Kërste Misirkov" në komunën e Gazi Babës.

„Investimi në arsim është themeli i çdo shoqërie bashkëkohore dhe të begatë. Për ne si Qeveri është mjaft e qartë dhe për këtë arsye kjo fushë është një ndër  prioritetet më të rëndësishme  në përcaktimet programore”, tha Janevska, duke shtuar se infrastruktura është një nga tre shtyllat në të cilat mbështetet cilësia e arsimit, krahas programeve mësimore dhe teksteve shkollore dhe mësimdhënësve të motivuar.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës aktualisht është duke realizuar 36 investime të mëdha kapitale, gjegjësisht ndërtimin e shkollave dhe rikonstruksionet thelbësore, si dhe 40 renovime më të vogla në objektet shkollore.

“Sa me fat do të ishim nëse tre muaj më parë do të kishim  gjetur  arkën e plotë , në vend të arkës krejtësisht të zbrazët, në mënyrë që të kishim mundësi edhe më shumë të ndihmojmë arsimin dhe të gjithë pjesëmarrësit. Prandaj, vitin e ardhshëm planifikojmë buxhet prej mbi 40 miliardë denarë, e cila është rritje e konsiderueshme në krahasim me rritjet paraprake të cilët arritën deri në 30 miliardë. Besoj se do të kthejmë arsimin në rrugën e duhur, me strategji të mirë dhe me mbështetjen e  vetëqeverisjes lokale, sektorit civil dhe partnerëve ndërkombëtarë”, potencoi  ministrja.

Objekti i ri i shkollës do të jetë dy katësh me 30 klasa dhe sipërfaqe të  përgjithëshme prej 3.128 metra katrorë. Vlera e investimit është 170 milionë denarë të siguruar nga Qeveria. Ndërtimi i shkollës do të realizohet për 24 muaj.

[ Friday, October 18, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


10/16/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar