Planifikojmë të kemi tetë qendra rajonale për arsim profesional dhe trajnim në Maqedoni. Tashmë janë tre, dy sapo kanë filluar të zhvillohen, ndërsa në periudhën e ardhshme do t`i hapim edhe tre të tjera . Në çdo rajon të vendit do të funksionojë një qendër dhe në të, sipas nevojave të tregut rajonal të punës, do të mësohen profesione edekuate.
Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska e cila sot ishte misafire në TV Klan, ku foli për aktivitetet aktuale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ndryshimet e planifikuara në periudhën e ardhshme.
„ Arsimi i mesëm profesional është cilësor dhe po zhvillohet mirë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunitetin e biznesit, me ambasadat zvicerane dhe gjermane, me Bashkimin Evropian dhe ata na ndihmojnë shumë në formësimin dhe zbatimin e arsimit dual dhe mësimit përmes punës. Ky lloj i arsimit krijon kuadro të cilët mungojnë në tregun e punës”, tha Janevska, duke shtuar se kur të rinjtë marrin njohuri adekuate dhe punë të denjë, ata mbeten në vendin e tyre .
Duke folur për gjendjen me tekstet shkollore, ajo tha se së shpejti do të ketë Ligj të ri për tekstet shkollore dhe se tekstet shkollore do të kompletohen për të gjitha lëndët që mungojnë, me përjashtim të atyre që nuk kanë nevojë të shtypen, kryesisht në arsimin profesional , ku siç theksoi ajo , mësimi është realizuar më shumë në trajnime praktike.