Programi i Evropës Qendrore për shkëmbim në fushën e studimeve universitare (CEEPUS-Central European Exchange Program for Studies University) shpall:
Thirrje publike
për pjesëmarrjen e institucioneve të arsimit të lartë
në rrjetet CEEPUS për vitin akademik 2025/2026
Republika e Maqedonisë së Veriut si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës së Çekisë, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Molldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë, Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës për promovimin në bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë në kuadër të Programit të Evropës Qendrore për shkëmbim në fushën e studimeve Universitare (CEEPUS IV - Central European Exchange Program for University Studies), u mundëson institucioneve të arsimit të lartë participojnë, si koordinatorë apo partnerë, në rrjetet universitare CEEPUS IV nga fusha të ndryshme.
Konform marrëveshjes së CEEPUS IV, ka ndryshime të caktuara, përkatësisht rrjeti CEEPUS duhet të përbëhet nga të paktën pesë institucione të arsimit të lartë nga të paktën pesë shtete anëtare të programit CEEPUS, ku një anëtar e ka rolin e koordinatorit të rrjetit. Koordinatorët dhe partnerët e rrjetit mund të jenë institucionet e arsimit të lartë dhe vendet anëtare shoqëruese të tyre. Nga viti akademik 2024/2025, një profesor me titull mësimor mund të koordinojë vetëm një rrjet, ndërsa numri i rrjeteve në të cilat një profesor me titull mësimor mund të ketë rolin e personit kontaktues është i kufizuar në 4 (katër) rrjete akademike.
Programi ka për qëllim të promovojë mobilitetin e studentëve dhe kuadrit mësimor, dhe bashkëpunimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta që çojnë në diploma të përbashkëta (Joint degree).
Mënyra e vetme e konkurrimit është online në www.ceepus.info.
Parashtrimi i fletëparqitjeve për pjesëmarrje në rrjetet CEEPUS
Regjistrimi për rrjetëzimin është online në platformën zyrtare të programit Ceepus në www.ceepus.info. Për parashtrimin e fletëparaqitjesë përgjegjës është koordinatori i rrjetit, ndërsa institucionet pjesëmarrëse kanë detyrimin të bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar në kuadër të aplikimit elektronik. Dokumentet e nevojshme:
· Letter of Endorsement- Letër mbështetëse e cila vërteton se studentët nga institucionet e tjera partnere në kuadër të rrjetit do të lirohen nga shpenzimet e pagesës së tarifave të shkollimit Dokumentin e nënshkruan rektori i Universitetit.
· Letter of Intent- letër për qëllim e cila vërteton pjesëmarrjen në aktivitetet në rrjetet e shënuara. Përveç personit kontaktues lokal, duhet të nënshkruajë edhe personi udhëheqës i institucionit të arsimit të lartë
Koordinatorët e rrjeteve të cilët vazhdojnë me aktivitetet në vitin akademik e ardhshëm akademik, në sistem zgjedhin opsionin Prolong dhe ndjekin udhëzimet për dokumentacionin të cilën duhet sërish ta bashkangjesin.
Afati i fundit për konkurrim është 30 nëntor 2024.
Për informata më të hollësishme, kontaktoni në Zyrën Kombëtare të CEEPUS zyra pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kontakt telefonin 02/ 3140185 ose në e-mail adresën: olga.dukovska@mon.gov.mk.
Linku : Informatat më të hollësishme për mënyrën e konkurrimit