Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Premtuam dhe po bëjmë hap para në transformimin digjital

Janevska: Premtuam dhe po bëjmë hap para në transformimin digjital

 

Janevska: Premtuam dhe po bëjmë hap para në transformimin digjital

 

 

Dixhitalizimi në arsimin e lartë, si pjesë e transformimit gjithëpërfshirës dixhital të shoqërisë dhe punës, është një ndër prioritetet kryesore për të cilat do të punojë Qeveria në vitet në vijim. Gjithashtu qëllimi ynë është arsimim më cilësor për gjeneratat e të rinjve të cilët do të përballen me një të ardhme teknologjike më ndryshe, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në fjalimin para fillimit të debatit “Rruga drejt transformimit dixhital të universiteteve shtetërore”, në organizim të Forumit për ndryshimet arsimore dhe platformës për dixhitalizimin e universiteteve shtetërore #DigiU.

 “Angazhim i Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë është dixhitalizimi i shërbimeve në arsimin e lartë,  e cila do të thotë lehtësim i studimit, ndërsa kuadri mësimoro-shkencor do të lirohet nga procedurat e ndërlikuara administrative. Me dixhitalizimin e plotë do të largohet koncepti i indekseve në formë të letrës, fletparaqitjeve dhe vërtetimeve”, theksoi Janevska, duke shtuar se studentët kanë nevojë për materiale mësimore dhe punime të tjera profesionale, për të cilat Ministria do të mbështesë digjitalizimin e bibliotekave të fakulteteve shtetërore.

Me buxhetin e parë që qeveria e re do të bëjë në mënyrë të pavarur, mjetet do të ndahen për vauçer për të gjithë studentët në vlerën prej 250 euro, për blerjen e pajisje elektronike me qëllim që t’i shfrytëzojnë mundësitë dixhitale.

“Ky është investim real në standardin rinor, investim real në të ardhmen tonë. Dhe jo më pak i rëndësishëm, me këtë dëshirojmë që resurset digjitale të jenë në dispozicion për të gjithë studentët, pavarësisht nga statusi i tyre socio-ekonomik, ku zhvillimin digjital e bëmë më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës”, theksoi ministrja Janevska.

Edhe pse në vitet pas pandemisë COVID, disa vende evropiane i shënojnë si vite të një jehone të madhe në arsimin dixhital, vendi ynë, për fat të keq, nuk e bëri këtë. Janevska theksoi se nëse nuk duam të na përpijë ndarja dixhitale, kemi obligim intensiv dhe gjithëpërfshirës të hyjmë në zhvillimin afatgjatë, të planifikuar dhe sistematik të digjitalizimit përmes krijimit të politikave bashkëkohore, në bashkëpunim me bashkësinë profesionale dhe shkencore, sektori joqeveritar dhe odat.

 

Ministrja tha se është e rëndësishme përgatitja e shpejtë e kuadrit ashtu edhe e studentëve për përfshirjen e inteligjencës artificiale në arsimin e lartë, ku duhet të ketë rregulla të qarta për dimensionin etik të përdorimit.

 

Vizioni i vendit me infrastrukturë dixhitale të zhvilluar mirë dhe përdorim të gjerë të mjeteve dixhitale mund të bëhet realitet vetëm nëse të gjithë aktorët përkatës e kuptojnë domosdoshmërinë e transformimit dixhital dhe punojnë së bashku për realizimin e tij.

 

Debati në të cilin morën pjesë edhe rektorët e Universiteti "Klimenti i Ohrit" - Manastir dhe Universiteti "Nënë Tereza" - Shkup, identifikuan sfidat të cilat ekzistojnë për digjitalizimin e universiteteve shtetërore, me qëllim që të formulohen rekomandimet specifike për përshpejtimin e këtij procesi të rëndësishëm në vend.

 

Lajme dhe Ngjarje


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar