Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Vazhdimi i afatit të Konkursit për ndarjen e 1200 bursave për nxënësit rom të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

Vazhdimi i afatit të Konkursit për ndarjen e 1200 bursave për nxënësit rom të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardet e Studentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të përfituesve të bursave dhe lartësisë së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonia e Veriut" nr. 180/2024 ) dhe Vendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 1200 -njëmijë e dyqind) bursa për nxënësit romë nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor  2024/2025 nr. 19-9853/1, të datës 23.09.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall

 

Konkurs

për ndarjen e 1200 (njëmijë e dyqind) bursave në katër kategori për nxënësit romë të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024 /2025 ndanë 1200 (njëmijë e dyqind)  bursa për katër kategori për nxënësit Rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat  e mesme  publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

 

 

I.                             KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Në vitin shkollor 2024/25 ndahen gjithsej 1200 (njëmijë e dyqind)  bursa për nxënësit  Rom të  shkollave të mesme për  katër kategori:

 

1.     Në kategorinë e parë, ndahen  gjithsej 340  bursa  për nxënësit  Rom  të shkollave  të mesme për vitin shkollor  2024/25 në shumë  prej 3.000 denarë në muaj për  nxënës , të cilët  kanë arritur   sukses prej  4,50 deri  5,00 në vitin e fundit shkollor;

 

2.     Në kategorinë e dytë ndahen 390 bursa për nxënësit  Rom  të shkollave      mesme për vitin shkollor  2024/25 në shumë  prej 2.300 denarë në muaj për  nxënës ,për të cilët  kanë arritur   sukses prej  3.50 deri  4.49 në vitin e fundit shkollor;

3.     Në kategorinë e tretë ndahen 250 bursa për nxënësit  Rom  të shkollave  të mesme për vitin shkollor  2024//25  në shumë  prej 1.700 denarë në muaj për  nxënës , të cilët  kanë arritur   sukses prej  3.00 deri  3.49 në vitin e fundit shkollor;

 

 

4.     Në kategorinë e tretë ndahen 220 bursa për nxënësit  Rom  të shkollave  të mesme për vitin shkollor  2024/25  në shumë  prej 1.200 denarë në muaj për  nxënës , të cilët  kanë arritur   sukses prej  2.00 deri  2.49 në vitin e fundit shkollor;

 

 

 

I.                KRITERET PËR NDARJEN E   BURSËS

 

Për nxënësit Rom - kategoria e  parë, dytë, tretë, katërt  bursat do të ndahen sipas kritereve në vazhdim:

 

1) të jetë nxënës i rregullt  i regjistruar në vtin e parë ,të dytë,të  tretë ose të katërtë në  shkollë të mesme publike ose private në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

2) të mos ketë përsëritur vitin shkollor ;

3) të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër të institutit /entit apo kompanisë;

4) Nxënësi të jetë pjesëtar i bashkësisë Rome; dhe

5) Nxënësi të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Gjatë selektimit të bursave për të parën ,të dytën,të tretën,dhe të katërtën  përparësi do t`u jepet kandidatëve me sukses të përgjithshëm më të lartë të notave në secilën kategori.

 

 

II.                MËNYRA DHE AFATI I REGJISTRIMIT

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit  duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe ja bashkangjesin dokumentacionin edekuat    http://e-uslugi.mon.gov.mk, nga   dita e shpalljes së konkursit prej datës  13.10.2024.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :

 

1.     Vërtetim origjinal se është nxënës  i rregullt në vitin shkollor 2024/2025;

2.     Dëftesat për vitin e kaluar shkollor të arsimit të përfunduar

(kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesë  nga klasa e IX,

 kandidatët e vitit të dytë dorëzojnë dëftesë  për vitin e I,

kandidatët e vitit të 3-të dorëzojnë dëftesë për vitin e II,

 viti, kandidatët nga viti i 4-të dorëzojnë dëftesë  për vitin e III)

 (për të bashkangjitur  Dëftesë origjinale të skanuar në

të dy anët e aplikimit elektronik);

 

3.     Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit (ti bashkëngjitet aplikacionit elektronik);

4.     Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues  i një burse tjetër (të plotësohet në mënyrë elektronike në aplikim duke klikuar);

5.     Deklarata e kandidatit se është pjesëtar i bashkësisë etnike rome (të plotësohet në mënyrë elektronike në aplikacion duke klikuar);

6.     Vërtetim nga shoqatat/organizatat/organizatat joqeveritare rajonale rome se nxënësi është vullnetar dhe merr pjesë aktive në aktivitete që lidhen me komunitetin rom në bashkësinë ku ai jeton (ti bashkangjitet aplikacionit elektronik).

-Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkangjitur është i pakompletuar  ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në formë të letrës.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 11.11.2024 në faqen e internetit të Ministrisë

 

 

III.            LARTËSIA E BURSËS

 

Shuma e bursës është e shënuar për secilën kategori veçmas edhe atë:

 

Kategoria e parë: bursë për nxënësit me sukses prej 4.50 -  5.00

Kategoria e parë e bursës përfshinë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt ndërsa, tregojnë rezultate të shkëlqyera prej 4.50 -  5.00. Në këtë kategori të bursave për vitin shkollor 2024/25 do të ndahen gjithsej 270 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e parë është 3.000 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

Kategoria e dytë : bursë për nxënësit me sukses prej 3.50 - 4.49

Kategori e dytë e bursës përfshinë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt ndërsa, tregojnë rezultate shumë të mira  prej 3.50 - 4.49. Në këtë kategori të bursave për vitin shkollor 2024/25 do të ndahen gjithsej 320 bursa . Shuma e bursës për kategorinë e dytë  është 2.300 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

Kategoria e tretë  bursë për nxënësit me sukses prej 3.00 - 3.49

Kategoria e tretë e bursës do ti përfshijë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt, ndërsa tregojnë rezultate të mira prej 3.00 - 3.49. Në këtë kategori për vitin shkollor 2024/2025 do të ndahen gjithsej 180 bursa.  Shuma e bursës për kategorinë e tretë   është 1.700 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

Kategoria e katërt : Bursë për nxënësit me mesatare prej  2.00 - 2.99

Kategoria e katërt do të përfshijë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt, ndërsa në vitin e mëparshëm shkollor kanë arritur sukses të përgjithshëm prej 2.00- 2.99. Në këtë kategori për vitin shkollor 2024/2025 do të ndahen gjithsej 150 bursa.  Shuma e bursës për kategorinë e katërtë  është 1.200 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

Bursat për  katër  kategoritë, të cilat nuk do të ndahen  mund të barten në kategoritë  tjera të bursave , të përcaktuara në këtë Konkurs.

[ Wednesday, October 9, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024

12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar