Është mirë që shteti kishte Strategji për parandalimin e "ikjes së trurit", por fatkeqësisht nuk është arritur efekti që ishte parashikuar gjatë krijimit të saj. Ne nuk do të kthehemi mbrapa dhe të kërkojmë fajtorët. Si Qeveri e re, përmes një qasjeje shumë-sektoriale do të fokusohemi në krijimin e masave dhe aktiviteteve të reja që do të reduktojnë largimin e stafit të kualifikuar dhe kuadrin me arsim të lartë.
Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Energjetikë, ku u diskutua për raportin e Entit Shtetëror për Revizion lidhur me efektivitetin e masave për të parandaluar largimin e kuadrove me arsim të lartë dhe profesional.
Ne kemi nevojë për sistem arsimor cilësor dhe për këtë qëllim, tashmë jemi duke biseduar me universitetet për ndryshime që do të nënkuptojnë ndër të tjera edhe modernizimin e programeve studimore, në mënyrë që ato të jenë interesante për të rinjtë. Gjithashtu, arsimi duhet të harmonizohet me nevojat e tregut të punës dhe për këtë ne do të rishikojmë kuotat e regjistrimit në fakultete, duke u bazuar në një analizë reale të gjendjes në shoqëri dhe duke përcaktuar se ç`farë na mungon”, tha Janevska.
Ndarja e bursave duhet të stimulojnë në masë të madhe regjistrimin e profesioneve deficitare dhe për këtë arsye bursat e MASH-it me siguri do t`i nënshtrohen revizionit.
“Do të përmend edhe bursat e Shangait. Ato ishin masë në strategji, por është e qartë se është i nevojshëm rimendim i mënyrës së ndarjes së tyre dhe mënyrës së cilës studentët duhet t`i kthejnë. Tashmë jemi duke u konsultuar me shumë studentë të cilët ishin përfitues të këtij lloji të bursës. Ata kanë ide interesante të cilat ne po i shqyrtojmë aktualisht. Më së shpeshti konstatojnë nevojën për ndërlidhje më të madhe me kompanitë në Maqedoni, sepse administrata ofron mundësi të kufizuara”, theksoi Janevska, duke shtuar se Ministria është duke krijuar regjistër digjital për evidencën e të gjithë bursistëve, për gjetjen më të lehtë, rrjetëzimin etj.
Ministrja theksoi gjithashtu se të rinjtë duhet të kenë më shumë mundësi për pjesëmarrje dhe zhvillim të shkencës, prandaj planifikohen më shumë mjete dhe kthimi i financimit për projektet kërkimore-shkencore me qëllime aplikative, si dhe përfshirja e tyre në ekipet mësimore-shkencore brenda institucioneve arsimore ku ka mungesë të stafit. Do të zgjerohen edhe mundësitë për rrjetëzimin e të rinjve nga Maqedonia me të rinj nga vendet tjera përmes Programeve Horizon, Erasmus dhe programeve tjera për arsim dhe shkencë.
„ Vlerësoj që është obligim jo vetëm i institucioneve të sistemit, por edhe i komunitetit të biznesit, ndaj sektorit civil dhe çdo faktorit shoqëror që mund të ndihmojë, të japë kontribut në ballafaqimin me sfidën se si të mbajmë të rinjtë në Maqedoni dhe t`u sigurojmë atyre një të ardhme të mirë këtu”, shtoi Janevska.