Jam e kënaqur me punën e bërë dhe ju njoftoj se vazhdojmë me të njëjtin ritëm të fortë, të përkushtuar maksimalisht për nxënësit, studentët, mësimdhënësit, profesorët, ashtu si në 3 muajt e parë. Ndryshimet e mëdha kanë filluar dhe falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në përgatitjen dhe zbatimin e tyre. Kemi synim identik dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë arsim më cilësor, për një të ardhme më të mirë për të rinjtë në vendin tonë.
Kështu theksoi ministrija e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në konferencën e sotme për media ku informoi për rezultatet e punës në 100 ditët e para të mandatit të Qeverisë së re, në fushën e arsimit.
„Premtimi im i parë përkatësishtë shpërndarja me kohë e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit u realizua. Pas shtatë vitesh, për herë të parë, tekstet shkollore iu dorëzuan të gjithë nxënësve me kohë. Mbi një milion ekzamplar u vendosën në bankat e shkollës në ditën e parë të shkollës. Arritëm të përgatisim më shumë tekste të reja dhe materiale mësimore për lëndët për të cilat deri më tani nuk kishte pothuajse fare mjete ndihmëse - rreth 10 tituj në arsimin fillor dhe rreth 100 tituj të rinj në arsimin e mesëm profesional”, tha Janevska.
Ajo informoi se Ministria i është përkushtuar edhe infrastrukturës, kështu që aktualisht janë duke u realizuar 36 investime kapitale në ndërtime dhe rikonstruksione të shkollave, si dhe 40 renovime më të vogla të objekteve shkollore. Ajo rikujtoi se ka filluar edhe rikonstruksioni me faza i konvikteve shtetërore të studentëve. Aktivitetet ndërtimore janë duke u realizuar në Kuzman Josifovski Pitu dhe Steve Naumov në Shkup, në vlerë prej 17 milionë euro.
„Mësimi cilësor, ekonomik dhe efektiv me një ndërrim është duke u realizuar në 140 shkolla dhe së shpejti numri do të rritet edhe për 50”, tha Janevska.
Së bashku me mësimdhënësit po përgatiten programe mësimore të reja nga klasa e shtatë deri në të nëntën, pasiqë paraprakisht u ndërpre Koncepti i Arsimit Fillor në këto klasa dhe u ndanë lëndët të cilat, siç tha ajo, përmes integrimit të historisë me gjeografinë dhe arsimin qytetar, e zhvlerësoi qeverinë e mëparshme.
Ajo po ashtu tha se pas 20 vitesh filloi procesi i përgatitjes në faza të programeve mësimore të reja në arsimin e mesëm.
Për herë të parë në shkollat fillore janë angazhuar mbi 1000 asistentë arsimorë, ndërsa në ndërkohë do të veprohet sipas nevojave të tjera të paraqitura nga prindërit dhe kujdestarët.
Janevska informoi se po ndryshohet edhe rregullimi ligjor për më shumë mundësi më të mira arsimore në Maqedoni.
„ Pesë ligje janë lëndë e debatit publik – për arsimin fillor; për arsimin e mesëm; për arsimin dhe aftësimin e mesëm profesional; për arsimimin e të rriturve; për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe 5 të tjera së shpejti do të duhet të kalojnë në filtrin e opinionit ekspert”, theksoi ministrja, duke shtuar se ka anuluar edhe vendimin për themelimin e Fakultetit të Shkencave të Shëndetësisë në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, i cili nuk i plotësonte kushtet për fillimin e punës.
Ministrja Janevska theksoi se para tre muajsh buxheti i MASH-it është konstatuar në minus 5 miliardë denarë, por me ribalancimin e mjeteve janë kthyer në thesar, në mënyrë që shërbimet të mund të servisohen dhe të paguajë të gjitha detyrimet e vonuara ndaj qytetarëve, si dhe institucioneve ndaj të cilave, siç u shpreh ajo është e turpshme t`u detyrohemi, duke rikujtuar se qeveria e kaluar nuk ka paguar mjete për pjesëmarrje në PISA 2022, për pjesëmarrje në programin Horizo të BE-së dhe në Fulbright programin SHBA.
“E gjithë pakujdesia që ka ekzistuar deri në qershor, e zëvendësuam me angazhim 100 për qind ndaj palëve të interesit të procesit arsimor. Ndaluam politikat e këqija që ulën numrin me 17 mijë nxënës në 7 vitet e fundit. Ne tregojmë se nuk jemi të gjithë njësoj dhe se nëse duam mund të bëhet më shumë për çdo qytetar të vendit tonë të përbashkët”, shtoi Janevska.