Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Urime 5 Tetori – Dita Botërore e Mësimdhënësit

Urime 5 Tetori – Dita Botërore e Mësimdhënësit

 

Urime 5 Tetori – Dita Botërore e Mësimdhënësit

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u uroi 5 Tetorin të gjithë punonjësve të arsimit në Maqedoni të Veriut, duke iu dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në vitin vijues 2024-2025.

Gjithashtu pa dyshim Ju e keni rolin më të rëndësishëm në sistemin edukativo - arsimor. Duke  bartur dijen tek të rinjtë, krijoni gjenerata të reja të pjesëmarrësve dhe udhëheqësve të proceseve shoqërore. Ju e krijoni të ardhmen e vendit dhe nevojitet mbështetje më e madhe shtetërore dhe e përgjithshme shoqërore dhe rrespekt ndaj Jush dhe veprimtarisë arsimore".

Njëkohësisht udhëheqsia e re e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e re, kanë pritje të mëdha nga Ju, por edhe do ta shprëblejnë mundin e dhënë. Plani shumëvjeçar për ngritjen e dinjitetit të profesionit  mësimdhënësve dhe përmirësimit shoqërisë - statusit ekonomik mësimdhënësve, parasheh veprim nga disa aspekte.

"Do të kujdesemi për përmirësimin e kushteve për punë, për zhvillim të vazhdueshëm të karrierës dhe profesionalizmit përmes trajnimeve nga interesi i profilit të mësimdhënësit. Gjithashtu çlirim nga presionet dhe ndikimet ndaj punës dhe më së shumti ndaj vlerësimit të arritjeve të nxënësve, ndërsa do të sigurojmë rritje të vazhdueshme dhe të vërtetë të pagave.

Gjithashtu mësimdhënësit të jenë të qetë, sepse nga tani Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të jetë për ta partner i besueshëm dhe për këtë do të binden në kohën që vjen. Ndërsa ajo që e kërkojmë nga Ju si kthim është vetëm sa më mirë që munden ta bëjnë punën e tyre dhe fëmijëve tua japin pasurinë më të madhe dhe të përhershme në jetë – dijen.

Urime 5 Tetori - Dita Botërore e Mësimdhënësit!

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar