Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit: Kjo Qeveri ka pritshmëri të mëdha nga mësimdhënësit, por do t`ua shpërblejë punën dhe përkushtimin e tyre

Janevska me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit: Kjo Qeveri ka pritshmëri të mëdha nga mësimdhënësit, por do t`ua shpërblejë punën dhe përkushtimin e tyre

 

Janevska me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit: Kjo Qeveri ka pritshmëri të mëdha nga mësimdhënësit, por do t`ua shpërblejë punën dhe përkushtimin e tyre

 

 

Mësimdhënësit do të marrin pagat e merituara më të larta, do të kenë mundësi më të mëdha për zhvillimin karrierë, ndërsa përmirësimi i kushteve në të cilat punojnë është një ndër prioritetet e kësaj Qeverie. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në ndarjen e mirënjohjeve për  mësimdhënësit më të mirë në arsimin parashkollor, fillor dhe atë të mesëm në vitin e kaluar shkollor, organizuar nga Sindikata e Punonjësve Arsimor.

Duke i uruar të shpërblyerit, Janevska tha se mësuesit, mësimdhënësit profesorët janë ata të cilëve u besojmë të dashurit tanë që t`i mësojnë të jenë të mirë, të ndershëm dhe punëtorë, t`i hapin dyert e dijes dhe shkencës dhe t`i përgatisin për kohën që po vjen.

Ministrja theksoi se kjo Qeveri ka pritshmëri të mëdha nga stafi mësimdhënës, por gjithashtu do t`ua shpërblejë punën e tyre.

„Më lejoni t`ju rikujtoj se nxënësit  tanë në PISA dhe testimet e tjera ndërkombëtare nuk po arrijnë rezultatet që duam prandaj duhet ta rregullojmë këtë. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë ndryshime thelbësore - zgjasim qëndrimin e nxënësve në shkollë, ndryshojmë programet mësimore  ndërsa mësimdhënësit  janë në qendër të këtyre aktiviteteve. Për të arsimuar kuadro që nesër do ta bartin zhvillimin e këtij vendi, mësimdhënësit duhet të jenë profesionistë dhe të paguar”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Janevska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me Byronë e Zhvillimit Arsimit, përcaktojnë dinamikën sipas së cilës mësimdhënësit ndjekin trajnimet e akredituara dhe do të vazhdojnë zhvillimin e tyre personal profesional.

Duke folur për pagat, ministrja Janevska pohoi se nuk do të harrohet premtimi për paga më të larta për stafin mësimdhënës. Ajo gjithashtu  informoi se për vitin e ardhshëm është planifikuar buxhet më i madh për sektorin e arsimit dhe shkencës, mbi 40 miliardë denarë, i cili përfshin të ardhura më të larta personale për mësimdhënësit dhe rritje të investimeve kapitale.

 „Duam që mësimdhënësit  të na shohin  partner të besueshëm. Ata për këtë do të sigurohen  gjatë periudhës që pason. Ndërsa  ç`farë kërkojmë prej tyre në këmbim është vetëm më e mira që mund ta bëjnë punën e tyre dhe fëmijëve t`u japin thesarin më të madh dhe të qëndrueshëm në jetë - diturinë”, tha ministrja Janevska.

Mirënjohje në arsimin parashkollor morën Roza Kosteska nga Kopshti i Fëmijëve „Jasna Risteska” - Ohër dhe Tatjana Mihajllovska nga Kopshti i Fëmijëve „Rade Jovçevski – Korçagin” - Shkup. Mësimdhënës  më të mirë të grupit klasorë janë Stançe Shterjovska nga SHF „Kërste Misirkov" - Kumanovë dhe Violeta Petkovska nga SHF „Koço Racin" - Ohër. Në mësimdhënie lëndore, mirënjohje morën  mësimdhënësja e Arsimit Muzikor  Ana Cuneva nga SHFKM „Boro Xhoni " - Strumicë dhe mësimdhënësja e Biologjisë Ollgica Bajallxhieva nga SHF „Petar Pop Arsov" - Shkup.  Mësimdhënës më i mirë në arsimin e mesëm është Natasha Bozhinovska nga SHMETQSH „Mihajllo Pupin”- Shkup, ndërsa mësimdhënësit më të mirë nga bashkësitë u shpallën Hatixhe Topalli nga SHF  „Petar Zdravkovski – Penko” dhe Valentina Karanfilloviq nga SHMK „Goce Dellçev” - Kumanovë.

 

Lajme dhe Ngjarje


10/3/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar