Bazuar në nenin 55 paragrafin 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19, 110/19 dhe 121/24) dhe neni 12 i Ligjit për Gjimnazin Matematiko-Informatik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/18) dhe Rregulloren për mënyrën dhe kriteret më të afërta për ndarjen e bursës mujore për nxënësit e gjimnazit në matematiko-informatikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 5/19 dhe 204/24), ministrja e Arsimit dhe Shkencës solli
Konkurs
për ndarjen e bursave për nxënësit e rregullt të regjistruar në SHMSH “Gjimnazi Matematiko-Informatike” për vitin shkollor 2024/2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025 do të shpërndajë bursa për nxënësit e regjistruar në SHMSH “Gjimnazi matematiko-informatik” – Shkup në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
2.Të drejtën e bursës kanë nxënësit që janë të regjistruar në SHMSH “Gjimnazi Matematiko-Informatik” në Republikën e Maqedonisë së Veriut. dhe i plotësojnë këto kushte:
- të jenë nxënës të rregullt në SHMSH "Gjimnazi Matematiko-Informatik" (nga viti II, III dhe IV)
- të kenë arritur sukses të përgjithshëm të shkëlqyer në fund të vitit të kaluar shkollor;
- të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit e plotësojnë aplikacionin elektronik dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ nga data 04. 10.2024 deri më 21.10.2024;
III. DOKUMENTAT E NEVOJSHME
Nxënësit që plotësojnë kërkesat e konkursit duhet t`i bashkëngjisin këto dokumente:
1. Çertifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në Gjimnazin Matematiko-Informatikë;
3. Dëftesë për vitin e kaluar të arsimit të kryer;
4. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se nxënësi nuk është shfrytëzues i një burse tjetër;
5. Deklaratë nga prindi/kujdestari për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të tij personale dhe të të dhënave personale të nxënësit, me të cilën nxënësi është dakord;
6.. Kopje e llogarisë personale të transaksionit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr zyrtarisht certifikatën për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
IV. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës do të jetë 3500 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.
Lista e nxënësve që do të fitojnë të drejtën e bursës do të publikohet më datë 20.11.2024 në ueb faqen mon.gov.mk dhe në SHMSH “Gjimnazi Matematiko-Informatik” – Shkup, Të gjithë kandidatët do të marrin aktvendime në lidhje me statusin e aplikacioneve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës