Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për ndarjen e bursave për nxënës në SHMSH „Akademia e Sportit” për vitin shkollor 2024/2025

Konkurs për ndarjen e bursave për nxënës në SHMSH „Akademia e Sportit” për vitin shkollor 2024/2025

 

 

Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11, 167/ 10, 51/11 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" 96/19, 110/19 dhe 121/24), nenit 12-a nga Ligji për Akademinë e Sportit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 115/14, 129/15, 146/15, 30/16, 142/16 dhe 64/18), ndërsa konform Rregullores për mënyrën dhe kriteret e veçanta për ndarjen  e bursës mujore për nxënësit në akademinë e sportit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 191/15 dhe 204/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

Konkurs

për ndarjen e bursave për nxënës në SHMSH  Akademia e Sportit” për vitin shkollor 2024/2025

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025  do të ndajë  bursa për nxënësit e regjistruar në SHMSH  Akademia e Sportit”   në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtë burse  kanë nxënësit të regjistruar në SHMSH Akademia e Sportit”   në Republikën e Maqedonisë së Veriut  ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

 

1. Të jenë nxënës të rregullt në Akademinë e Sportit  (viti   II, III dhe IV;

2. Gjatë vitit të kaluar të kenë arritur sukses të përgjitshëm shumë mirë 4,00 (katër) dhe shkëlqyeshëm 5 (pesë) nga lënda zgjedhore - stërvitje  nga sporti i zgjedhur në fund të vitit shkollor;

3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;

4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani  tjera;

5. Të jenë nënshtetas të Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

 Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe e bashkangjesin dokuementacionin e nevojshëm në

 https://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 04.10.2024 deri më 21.10.2024.

 

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

 

Dokumentet e nevojshme që duhet t`i bashkëngjiten aplikacionit elektronik:

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2024/2025 të lëshuar nga SHMSH Akademia e Sportit”.

2. Dëftesa për mbarimin e vitit paraprak të shkollimit.

3. Deklaratë të  nënshkruar nga prindi/kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, ( publikuar në sajtin mon.gov.mk);

4. Deklaratë nga prindi/ kujdestari se pajtohet për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të tij/saj dhe të dhënave me të cilat nxënësi pajtohet ( publikuar në sajtin mon.gov.mk);

5. Kopje llogarisë personale rrjedhëse.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga Ministria e Punëve të  Brendshme zyrtarisht do të sigurojë certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

IVLARTËSIA E BURSËS

 

Lartësia e bursës është 3500 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

Lista e nxënësve  që do të jenë përfitues të bursës do të publikohet  sëvoni  20.11.2024  në faqen mon.gov.mk dhe në SHMSH  „Akademia e Sportit”.

Të gjithë kandidatët do të marrin aktvendime në lidhje me statusin e aplikacioneve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk .

 

 

                                                                     

                                                               Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

  

 

 

[ Friday, October 4, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar