Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska në debat për përfaqësimin e edukimit politik në sistemin arsimor të Maqedonisë

Janevska në debat për përfaqësimin e edukimit politik në sistemin arsimor të Maqedonisë

 

Janevska në debat për përfaqësimin e edukimit politik në sistemin arsimor të Maqedonisë

 

 

Vetëdija politike e qytetarëve dhe përfshirja e tyre në aranzhimin politik luan rol të rëndësishëm në formësimin e shoqërisë dhe në vendosjen e standardeve, vlerave dhe normave shoqërore. Prandaj, mendimi im personal është se edukimi politik duhet të jetë shumë më i përfaqësuar në Maqedoni, në mënyrë që të kemi qytetarë më aktivë shoqërorë dhe bartës të ndryshimeve për të mirë.

 

Kështu theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në punëtorinë kushtuar edukimit politik dhe përfaqësimit të tij në sistemin arsimor, që u mbajt në Kuvend dhe në organizim të Institutit Parlamentar dhe Institutit Nacional Demokratik.

 

Edukimi politik formal realizohet përmes institucioneve zyrtare arsimore dhe sipas programeve mësimore të caktuara më parë . Ai bazohet në qasje akademike dhe ofron njohuri bazë për sistemin politik, të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, si dhe për historinë dhe teoritë e ideve politike.Por e njejta është në nivel të ulët për sa i përket aplikimit praktik. Nxënësit dhe studentët shpesh nuk kanë mundësi të zbatojnë njohuritë teorike apo të debatojnë mbi temat aktuale politike. Kjo gjendje sjell interesim të kufizuar për politikë”, tha Janevska.

 

Poashtu nga ana tjetër, ministrja shtoi, se edukimi politik joformal përfshinë gamë më të gjerë aktivitetesh të cilat zhvillohen jashtë klasave tradicionale – organizatatave rinore, iniciativave qytetare, trajnime, seminare dhe debate publike. Kështu siq tha ministrja, kjo formë e edukimit u mundëson pjesëmarrësve të fitojnë aftësi dhe njohuri praktike të tilla, si të menduarit kritik, të folurit publik dhe aftësitë e drejtuesit. Edukimi politikë joformale merr gjithnjë e më shumë rëndësi, por ende është e fragmentuar dhe e varur nga fondet projektuese, me të cilën  kufizohen disponueshmëria dhe vazhdimësia e saj.

 

 “Mendoj se çelësi për të tejkaluar sfidat është integrimi i edukimit politik formal dhe joformal përmes vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe organizatave dhe iniciativave të shoqërisë civile, në shumë mënyra, gjegjësisht përmes krijimit të programeve të integruara për edukim politik, projekteve të përbashkëta të shkollave dhe universiteteve me sektorin civil e kështu me radhë”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

 

Në punëtori morën pjesë mësimdhënës nga shkollat ​​fillore, ndërsa fjalën e morën  edhe Zllatko Atanasov - kryetar i Institutit Parlamentar, Robert Skot Hazlet - drejtor i lartë rezident i Institutit Kombëtar Demokratik dhe Viktor Novakovski - ekspert i jashtëm i IDK, si dhe përfaqësues të komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport.

 

Lajme dhe Ngjarje


12/26/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar