Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: të përmisojmë kujdesin për shëndetin mendor të nxënësve

Janevska: të përmisojmë kujdesin për shëndetin mendor të nxënësve

 

Janevska: të përmisojmë kujdesin për shëndetin mendor të nxënësve

 

 

Gjithmonë ekziston hapësira për avancimin e mbështetjes së sistemit dhe kujdesit për shëndetin mendor të nxënësve. Çdo gjeneratë ka sfidat e veta në shkollë dhe jashtë saj. Një pjesë e tyre në të kaluarën nuk ishin të njohura, prandaj nga këtu mekanizmi i cili duhet të ofrojë ndihmë patjetër t’i përshtatet dhe t`i përgjigjet kohës së re.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, në konferencën kushtuar kujdesit për shëndetin mendor të nxënësve, në organizim të Shoqatës së qytetarëve "Të rinjtë munden", në të cilën u prezantua edhe dokumenti i politikave publike me titull "Rëfimi juaj, mbështetja jonë".

 

Vendi ofron mbështetje për nxënësit, për parandalimin dhe ballafaqimin me problemet e shëndetit mendor. Ne gjithashtu kemi Program për ndihmë  psikosociale dhe mbështetje në avancimin e mirëqenies dhe shëndetit mendor të fëmijëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Në shkolla ka ekipe profesionale prej psikologësh dhe pedagogësh, të cilët së bashku me mësimdhënësit ndjekin trajnime të vazhdueshme për këtë temë. Përkatësisht vetë shkollat ​​kanë program vjetor për punë në të cilin parashikojnë aktivitete të përkushtuara shëndetit mendor të nxënësve”, theksoi Janevska, duke shtuar se Shërbimi Pedagogjik në kuadër të ministrisë vepron konform kompetencave të veta, me këshillim të nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësit.

 

Që nga fillimi i vitit shkollor kemi 6 paraqitje  elektronike për dhunën e bashkëmoshatarëve ku veprohet njësoj ndaj tyre. Është mirë që është thyer  heshtja, e cila  është raportuar që të parandalojmë përhapjen dhe pasojat jashtëzakonisht negative. Komunikimi me opinionin dhe shoqërinë civile është veçanërisht i rëndësishëm për ne . “Rritja dhe zhvillimi i drejtë i të rinjve, ndërtimi i brezave të fortë mendërisht është obligim i yni i  përbashkët”, tha ministrja.

 

Janevska rikujtoi se aktualisht Ministria është duke zhvilluar debat publik për disa zgjidhje të reja ligjore, mes të cilave dhe ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo i bëri thirrje opinionit  të gjerë që t`i shqyrtojë ato, dhe siç tha, ndër të tjera, të japin kontribut të përbashkët për rregullim më të mirë e cila  do të mundësojë mbështetje më të madhe dhe korrekte psikosociale për nxënësit .

 

 

Lajme dhe Ngjarje


10/3/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar