Vetëm me shumë përpjekje, këmbëngulje dhe mbështetje nga rrethi mund të arrini objektivat që po vendosni tani. Të gjithë studentëve dhe profesorëve Ju uroj shëndet dhe shumë suksese në vitin e ri akademik, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës në orën e parë akademike në vitin e ri akademik 2024-2025 në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.
“Nga sot kemi gjeneratë të re studentësh. Ju uroj mirëseardhje në botën akademike. Vëmendja dhe pjesëmarrja aktive në ligjerata do t`i ndihmojë që të përvetësojnë më lehtë lëndën. Kurioziteti zgjeron horizontet dhe mundëson rezultate tejkaluese të të mësuarit, të cilat janë të specifikuara në programet e studimit. Kreativiteti, inovacioni dhe dëshira për të konkurruar krijojnë liderë të ndryshimeve pozitive, udhëheqës të bizneseve dhe proceseve shoqërore dhe kjo është pikërisht ajo që na nevojitet”, tha Janevska.
Ministrja theksoi se vendi ka nevojë për mbështetjen e të gjithë aktorëve, veçanërisht të të rinjve, në mënyrë që, siç tha ajo, të përshpejtohet progresi.
“Pa rininë, jo vetëm që nuk ka të mira, por përkundrazi, nuk ka fare të ardhme. Dhe kështu jam e lumtur për të gjithë ju që keni vendosur të studioni dhe sinqerisht pres që ta realizoni potencialin tuaj pikërisht këtu. Këtë potencial do ta avanconi sëbashku me profesorët. Atyre u është lënë, besoni dhe dëgjoni çdo këshillë që ata ua japin”, shtoi Janevska, duke theksuar se UGD është një universitet i njohur ku gjërat nuk lihen të rrjedhin vetvetiu, por merren vendime të guximshme, bëhen inovacione dhe investohen në kushte dhe në kapitalin njerëzor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria do të shpërblejnë punën e palodhur të të gjithë të përfshirëve në procesin e arsimit të lartë. Janevska informoi se profesorët do të marrin paga dukshëm më të larta nga viti i ardhshëm kalendarik. Për studentët, mbështetja vazhdon përmes disa kategorive të bursave, por edhe rritjes së vlerës së subvencionimit të racionit për studentë nga janari 2025, qasje në literaturë dhe rrjete dhe programe për shkëmbimin ndërkombëtar të njohurive dhe përvojave. Konviktet e studentëve po rinovohen me faza dhe pritshmëria është që pas 4 vitesh konviktet të bëhen të gjitha moderne dhe me efikasitet energjetik.
“Nuk do të premtoj konvikt të ri këtu në Shtip, por do të ndaj se jemi duke diskutuar me udhëheqësinë e universitetit dhe pushtetin lokal për gjetjen e një zgjidhjeje për të pasur hapësira të mjaftueshme dhe të denjë për akomodim”, informoi Janevska.