Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Afati për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore është deri më 30 tetor 2024

Afati për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore është deri më 30 tetor 2024

 

Afati për vazhdimin e  të drejtës për bursë studentore është deri më 30 tetor 2024

 

 
Njoftohen të gjithë përfituesit e të drejtës së bursës studentore të realizuar   nga vitet e kaluara akademike, ndërsa  të cilët plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e saj, se periudha e vazhdimit  fillon nga data 01.10.2024 dhe zgjat deri më 30.10.2024.
 
Në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk,  përfituesi i bursës duhet të bashkangjesë vërtetim  për semestrin e ardhshëm, përkatësisht vitin e studimit;  çertifikatë për provimet e dhëna, certifikatë për provimet e parapara dhe të dhëna   (formulari PPDH) me sukses  të viteve të kaluara dhe indeks nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit të regjistruar  si dëshmi se  ka dhënë 80% ose 90% (varësisht  llojit të bursës së shfrytëzuar) të provimeve  të parapara  gjegjësisht se ka ruajtur  suksesin mesatar të studimeve, konform marrëveshjes.
 
 
Për çdo informacion apo pyetje, kontaktoni në adresën elektronike  studentski.stipendii@mon.gov.mk .
 

Konkursi


12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar