Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

Konkurs për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20) Vendimi për përcaktimin e numrit të bursuesve dhe lartësisë së bursave për nxënësi të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 180/24), dhe Aktvendimin për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 nr.19-10119/1  datës 27.09.2024 Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpalli

 

KO N K U R S

 

për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

I.                 KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë nxënësi të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur së paku sukses mirë;;

2. Të jenë nxënësi të rregullt të viteve II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur së paku sukses mirë;

3. Të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku janë kujdesur ose dokumentacion tjetër përkatës me të cilën dëshmohet se janë fëmijë pa prindër;

4. Të mos e kenë përsëritur vitin gjatë shkollimit;

5. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucionet apo kompani të tjera;

6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur.

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.

              

II.              MËNYRA, VENDI DHE AFATET E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga 01.10.2024 deri datën 15.10.2024.

 

Dokumentet e nevojshme të cilat janë të nevojshme për bashkangjitje të aplikimit janë:

1. Vërtetim se kandidati është nxënësi i rregullt në vitin shkollor 2024/2025;

2. Dëftesat  e përfunduara për vitet paraprake arsimit (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë vërtetime nga klasa VI-IX); (të bashkëngjiten dëftesat origjinale)

3.Vërtetim nga Qendra Kompetente për Kujdese Sociale, vërtetim nga shtëpia ku është kujdesur nxënësi ose dokumentacion tjetër përkatës e cila vërteton se është fëmijë pa prindër;

4. Deklaratë e nënshkruar nga kujdestari se kandidati nuk është përfitues i bursës tjetër, e publikuar në shtojë të Konkursit;

5. Deklaratë e nënshkruar nga kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuara në shtojcë të Konkursit, të publikuara në shtojcë të Konkursit;

6. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të nënshkruara me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit-kujdestarit, të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;

7. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për vendosje në konviktit për nxënës dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/ 16), do të sigurojë dokumentin në vijim:

- Vërtetim për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar  ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në formë të letrës.

 

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën e "Të reja" më së voni deri më 21.11.2024, ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

III. LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2024/2025.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar