Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

Konkurs për ndarjen e 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve  (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe  302/20), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve  dhe lartësisë së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 180/24) , Aktvendimiz për shpalljen e Konkursit për ndarjen e bursave 180 (njëqind e tetëdhjetë) për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025, nr. 19-10118/1 të datës 27.09.2024,  Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

KONKURS

 

për ndarjen e 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025 do të ndajë 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursa për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike  dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

 

I.    KUSHTET PËR NDARJE TË BURSËS

Të drejtën e bursës e kanë nxënësit të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike  dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1.Të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses me mesatare së paku mirë ;

2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses me mesatare së paku mirë;

3. të kenë konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e vashtirësisë  në zhvillimin fizik ose mendor dhe nevojat specifike të lëshuar  nga institucioni kompetent, konform Rregullores për vlerësimin e llojit dhe shkallës së vështirësisë  të personave në zhvillim mendor ose fizik

4.të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursës  nga institucione ose kompani të tjera;

6. të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë.

 

Kriter për ndarjen e bursave është suksesi i arritur. Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.

 

II. MËNYRA,VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 01.10.2024 deri më  15.10.2024.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2024/2025;

2. Dëftesa për për përfundimin e viteve të kaluara  (kandidatët nga viti i parë -I -dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX); (të bashkëngjiten  dëftesat origjinale)

3.Konstatim  dhe mendim për llojin dhe shkallën e vështirësisë së zhvillimit fizik ose psikik dhe nevojat specifike të lëshuar nga institucioni kompetent, ndërsa konform Rregullores për vlerësimin e  llojit dhe shkallës së vëhtirësisë të personave në zhvillimin mendor dhe fizik;

4Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

5Deklaratë të  nënshkruar nga prindi-kujdestari se  dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

6Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale e nënshkruar me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit-kujdestarit, të  publikuar në shtojcë të Konkursit;

7Llogaria rrjedhëse në  emër të nxënësit;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, konform Rregullores  për formularin e kërkesës për  akomodim në konviktin për nxënës  dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin si vijon:

 

- Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar nuk është i dorëzuar  ose nëse nuk është dorëzua përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në një vit më të lartë.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk jesën “ Të reja”  më së voni deri më 21.11.2024 ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin aktvendimet në lidhje me statusin e aplikacioneve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk . 

 

 

 

IV. LARTËSIA E BURSËS

 

Lartësia e bursës do të jetë 3.500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet për nëntë (9) muaj në vit për kohëzgjatjen e vitit shkollor  2024/2025.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar