Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

Konkurs për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësinë  e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 180/2024) dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 nr. 19-10123/1 të datës 27.09.2024 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

K O N K U R S

 

për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025 do të ndanë 900 (nëntëqind) bursa për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

I.                 KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë kushtet:

1. Të jenë nxënës të rregullt të vitit të I të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën sukses shumë mirë;

2. Të jenë nxënës të rregullt në vitin II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimimit të mesëm kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën sukses shumë mirë;

3. Të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimit;

4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;

5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

-Gjendja materiale e familjes së ngushtë e nxënësit,

-Pozita sociale e familjes së ngushtë e nxënësit,

-Suksesi i arritur dhe

 

-Shpërblime të fituara në garat ndërkombëtare/ shtetërore të fituara gjatë vitit shkollor të mëparshëm

 

Për kriterin e gjendjes materiale të nxënësve  dhe familjes tyre më të ngushtë, merren të ardhurat mujore bazuar në pagën mujore, pension, ndihmë sociale ose kompensim me bazë tepricë teknologjike për prindërit-kujdestarët e familjes së nxënësit në lidhje të pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.

 

Nëse të ardhurat mujore të familjes së ngushtë për anëtar janë më të vogla ose të barabarta me 35% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr numrin maksimal prej 60 pikësh.

nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 35% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 45% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr 40 pikë,

nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 45% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 55% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr 30 pikë,

nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 55% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 65% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr 20 pikë,

nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 65% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 75% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr 10 pikë,

dhe nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të larta se 75% e pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk merren pikë.

Të ardhurat e përgjithshme  mujore për anëtar të familjes llogariten si shuma e të gjitha të ardhurave mujore të çdo anëtari të familjes me të cilin nxënësi  jeton, pjesëtuar me numrin e përgjithshëm  të anëtarëve të familjes.

 

Të ardhurat mujore konsiderohen:

·  Paga e fundit e paguar nga babai

·  Paga e fundit e paguar nga nëna

·  Paga e fundit e paguar nga anëtarët e tjerë të familjes

·   Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë ekonomike edhe profesionale (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht

·  Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë bujqësore (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht

·  Të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht

·  Të ardhura të tjera (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht

 

 

 

Nxënësit - fëmijët e prindërve vetëushqyes, fëmijët e shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe fëmijët e shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të tepricës teknologjike tek të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje janë deri në pagën minimale neto të caktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, marrin nga 5 pikë.

 

Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituar të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilët organizojnë gara për nxënës. Gara ndërkombëtare nënkupton garat në mes nxënësve më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme.

 

Për kriterin çmimi i fituar në gara ndërkombëtare ose shtetërore për marrjen e vendit I (të parë), II (të dytë) ose III (të tretë) në gara ndërkombëtare ose shtetërore në lëndë  gjegjësishtë  profesion (fushë) të studiuar në përputhje me planin mësimor  dhe programet mësimore  përkatëse, çdo diplomë ose çmim i nxënësit  vlerësohet me 1 pikë shtesë dhe do të vlerësohen  vetëm diplomat/çmimet e fituara gjatë vitit të kaluar shkollor.

 

II.               MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk  nga data 01.10.2024 deri më 15.10.2024.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë:

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2024/2025;

 

2. Dëftesat për përfundimin e viteve  kaluara të arsimit  (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë  dëftesa  nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale)

3. Diplomave për shpërblimet e fituara në garat shtetërore dhe / ose ndërkombëtare; (të bashkangjesin diplomat origjinale)

 

4. Vërtetime  për pagën e fituar të familjarëve të punësuar për muajin shtator 2024 ose nëse nuk është paguar paga për këtë muaj të dorëzohet vërtetimi i pagës së fundit të paguar.;

për anëtarët e familjes në pension duhet të dorëzohet dokument për shumën e çekut të pensionit;

për prindërit e divorcuar të dorëzohet dëshmi për divorc dhe nëse kandidati merr alimentacion e njëjta të dëshmohet si e ardhur mujore;

për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet Aktvendimi i fundit ose çeku i fundit;

ndërsa për vëllezër/motra të kandidatit të cilët janë nxënës/studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër

5.Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

6.Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëparaqitjen  elektronike , të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;     

7.Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së ngushtë (prind-kujdestar, vëllezër, motra) me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet publike me të cilët kanë të lidhur marrëveshje për bashkëpunim . të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;          

8. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 189/16), do të sigurojë dokumentin:

 

-Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për realizimin e të ardhurave mujore me bazë të ndryshme për vitin e mëparshëm (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura për realizimin e veprimtarisë bujqësore, të ardhura nga prona dhe të drejtat e pronësisë, të ardhura nga kapitali, përfitime kapitale, përfitime nga lojërat e fatit dhe lojëra tjera shpërblyese, të ardhura tjera), për dy prindërit – kujdestarët, vëlla/motër të kandidatit

 

- Vërtetim se janë të papunësuar ose marrin/nuk marrin kompensim për anëtarët e papunësuar të familjes më të ngushtë nga Agjencinë për Punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

 

- Certifikatë e të lindurve për vëlla/motër nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë e të vdekurve për prind të vdekur nga Drejtoria për Udhëheqjen me Librat Amë.

 

-Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni nuk është i kompletuar ose nëse dokumentet nuk  dorëzohen përmes  http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën   Të rejat më së voni deri mëdatë  02.12.2024 dhe të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendimet lidhur me statusin e aplikacioneve të tyre të dorëzuara në profilet e tyre elektronike në

 http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

III.            LARTËSIA E BURSËS

 

Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2024/2025.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar