Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkollor 2024/2025

Konkurs për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkollor 2024/2025

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësisë së bursave për nxënës/it të regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 180/24), dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 nr. 19-10127/1 të datës 27.09.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkollor 2024/2025

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025 do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

I.                 KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsat i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë nxënës të rregullt në vitin e I, II, III dhe IV, të cilët gjatë viti shkollor të mëparshme kanë fituar shpërblim/diploma/vërtetim për vendin e I, II ose të III të fituar në garë ndërkombëtare të organizuar nga federatë kombëtare ose në garë shtetërore në fushën e sportit, të organizuar nga federatat kombëtare e sportit të cilët kanë Aktvendim për kryerjen e veprimtarive sportive të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport.

2. Të ketë arritur të paktën sukses me mesatare shumë të mirë në arsimin e deritanishëm;

3. Të mos e kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;

4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;

5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur gjatë shkollimit dhe shpërblimi/diploma e fituar në garat shtetërore apo ndërkombëtare.

 

Për kriterin e suksesit të arritur, pikët fitohen sipas formulës në vijim:

 Nota = pikë.

 

Për kriterin e shpërblimit/diplomës/vërtetimit të fituar në garat shtetërore nga fusha e sportit, pikët përcaktohen në varësi nga lloji i shpërblimit të fituar, përkatësisht:

 

-Vendi I (i parë) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 5 pikë, ndërsa në garë shtetërore me 4 pikë,

- Vendi II (i dyti) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, ndërsa në garë shtetërore me 3 pikë,

-Vendi III (i tretë) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 3 pikë, ndërsa në garë shtetërore me 2 pikë,

 

Ndërsa sipas llojit garës së fituar vlerësohet me 2 pikë për shpërblim të fituar individualisht dhe 1 pikë për shpërblim të fituar në ekipë, p.sh.:

-Nëse nxënësi ka fituar vendin e parë në sport në grupë në garë shtetërore, diploma do të vlerësohet me 5 pikë (4 pikë për vendin e parë të fituar në garë shtetërore + 1 pikë të fituar për shpërblim me ekipë), ose

Nëse nxënësi fiton vendin e dytë në sport individual në garë ndërkombëtare, diploma do të vlerësohet me 6 pikë (4 pikë për vendin e dytë të fituar në garë ndërkombëtare + 2 pikë për shpërblim individual të fituar).

 

Për kriterin e fitimit të çmimit/diplomës/vërtetimit në garat shtetërore apo ndërkombëtare në fushën e sportit, duhet të plotësohen këto kushtet në vazhdim:

 

Për shpërblimet e fituara në garë shtetërore në fushën e sportit, do të njihen vetëm shpërblimet e fituara në garat e organizuara nga federatat kombëtare të sportit të cilët kanë Aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, por jo nga klubet sportive, shoqatat etj.

 

• Për shpërblim të fituar në garë ndërkombëtare nga fushat e sportit do të njihen vetëm shpërblime të fituara në gara të organizuara nga federatat kombëtare sportive, gjegjësisht garat e planifikuara sipas kalendarit të garave të mbajtura nga Federatat Kombëtare të Sporteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë Aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport.

 

• Për medalje të fituar, shpërblimi grupor nga i cili nuk mund të përcaktohet se kush është përfitues i së njejtës, është e nevojshme të sigurohet Vërtetim për medalje/shpërblim e cila vërteton pjesëmarrjen dhe vendin e fituar të sportistit. 

 

II.               MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga data 01.10.2024 deri më datë 15.10.2024.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë:

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2024/2025;

2Dëftesat për vitet e përfunduara të arsimit (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesat nga klasa VI-IX); (të bashkëngjiten dëftesat origjinale të skanuara)

3Shpërblime/diploma/vërtetime për vendin e I,II ose të III të fituar në garë ndërkombëtare ose në garë shtetërore në fushën e sportit, të organizuar nga federatat kombëtare e sportit të cilat kanë Aktvendim për ushtrimin e veprimtarive sportive të lëshuar nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit; (te bashkëngjisin shpërblimet/diplomat origjinale të skanuara)

4. Dëshmi/Vërtetim për karakterin ndërkombëtar të garës (Dorëzohet dëshmia ose vërtetim nga Federata Kombëtare se gara është përcaktuar sipas kalendarit të garave të mbajtura nga Federatat Kombëtare e Sportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut)

5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, të publikuara në ueb-faqen e Ministisë;

6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi- kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuara në ueb-faqen e Ministisë;  

7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të nënshkruara me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit-kujdestarit, të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;

8. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;

 

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtartare, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin në vijim:

- vërtetim për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Çmimet/diplomat/vërtetimet ku nuk është përcaktuar në nëmyrë precize emri dhe vendi i fituar i përfituesit,  dhe janë fituar në vitin e kaluar shkollor, nuk do të merren parasysh.

  

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër të pikëve, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.

 

Kandidatët nuk do të renditen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën e "Të reja" më së voni deri më 21.11.2024, ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e

 

III. LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2024/2025.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar