Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësinë e bursave për nxënësit e regjistruar në në paralelet e arsimit profesional në të cilat mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve në përputhje me programet e arsimit profesional (PARALELE DUALE) në shkollat publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 nr. 19-10128/1 të datës 27.09.2024, ministrja e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 1500 (njëmijë e pesëqind) bursave për nxënësit që regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve në përputhje me programet e arsimit profesional (PARALELE DUALE) për vitin shkollor 2024/ 2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 1500 (njëmijë e pesëqind) bursa për nxënësit të cilët regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve të mësimit sipas programeve të arsimit profesional (PARALELE DUALE) nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025, si vijon:
- 50 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e pylltarisë – përpunimi i drurit
- 110 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin Kimiko – teknologjik
- 90 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin hoteleri - turizëm
- 80 bursapër nxënësit e paraleleve duale në profesionin Tekstile - lëkurë
- 50 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Trafikut
- 250 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Makinerisë
- 80 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Shërbimeve Personale
- 150 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin Bujqësi – Veterinari
- 160 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e shëndetësisë
- 200 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Elektroteknikës
- 180 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin Ekonomi – juridik dhe tregtar
- 10 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Grafikës
- 70 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin Ndërtimtarisë – Gjeodezi
- - 20 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin gjeologji, xehtari dhe metalurgji
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1. Të jenë nxënës të rregullt nga arsimi i mesëm në të cilin mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve sipas programeve të arsimit profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut (PARALELE DUALE);
2. Të ketë arritur sukses minimal të vazhdueshëm nga 3.00 në arsimin e mëparshëm;
3. Të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;
4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
.
Kriter për ndarjen e bursave kanë fituar çmim/diplomë individuale/grupore në gara ndërkombëtare ose shtetërore.
Kriteri për ndarjen e bursave është suksesi i arritur.
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej 18.10.2023 deri në datën 01.11.2023.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2024/2025; (në vërtetim duhet theksuar se nxënësi vijon mësimet në paralele duale)
2. Dëftesat për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale)
6. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar në /http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 18.12.2023 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 29.12.2023 pas shpalljes së listës.
Nëse për disa profesione kuota e përcaktuar nuk plotësohet me kandidatë të përshtatshëm, atëherë Komisioni ka të drejtë t`i ndajë kuotat e mbetura për profesione të tjera ku ka pasur interes më të madh të kandidatëve të përshtatshëm, duke i ranguar sipas suksesit. Kështuqë , kuotat e lira do t`u ndahen kandidatëve me notë mesatare më të lartë dhe vit më të lartë që nuk kanë hyrë në kuotat e profesionit të tyre..
Nëse nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të pranuara ka zbrastësirë gjinore,gjegjësishtë nga numrii përgjithdhëm i kandidatëve të paraqitur, numri i kandidateve femra është më pak se 40%, në pikën përfundimtare, kandidateve femra që i plotësojnë kushtet do t`u jepet pikë shtesë
.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën "Të rejat" më së voni deri më datë 02.12.2024 dhe të gjithë kandidatët do të marrin aktvendimet lidhur me statusin e aplikacioneve të dorëzuara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
IV. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në periudhë prej nëntë (9) muaj gjatë kohëzgjatjes së vitit shkollor 2024/2025.