Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 220 (dyqind e njëzet) bursave për nxënësit të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (ARSIM TREVJEÇAR)

Konkurs për ndarjen e 220 (dyqind e njëzet) bursave për nxënësit të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (ARSIM TREVJEÇAR)

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve  dhe lartësisë së bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 180/2024) dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 220 (dyqind e njëzet) bursave për nxënësit të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional trevjeçar në shkollat e mesme publike  në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 nr. 19-10125/1  të datës 27.09.2024 Ministria e Arsimit dhe shkenca shpall 

KONKURS

Konkurs për ndarjen e 220 (dyqind e njëzet) bursave për nxënësit të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike  në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (ARSIM TREVJEÇAR)

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 220 (dyqind e njëzet) bursa për nxënësit të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025.

 

 

I.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtën e bursës e kanë kandidatët të cilët mësojnë  në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

1.Të jenë nxënës të rregullt në arsimin e mesëm të cilët realizojnë plane  dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike  në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

2-Të kenë arritur sukses të vazhdueshëm minimum 3.00 në arsimin e deritanishëm;

3-Të mos ketë përsëritur vit gjatë arsimimit të tyre;

4-Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;   

5-Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriter për ndarjen e bursave është suksesi arritur.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I REGJISTRIMIT

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë aplikacionin elektronik dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk  prej më 01.10.2024 deri më  15.10.2024.

 

Dokumentet e nevojshme për bashkangjitjen e aplikacionit janë:

1. Vërtetim se është nxënësi i rregullt në vitin shkollor 2024/2025; (në vërtetim duhet theksuar se nxënësi vijon mësimet me kohëzgjatje të arsimit tre vjeçar);

2. Dëftesat për përfundimin e viteve të më parshme arsimore  (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesat nga klasa VI-IX); (të bashkëngeisin dëftesat origjinal)

3.Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

4.Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

5. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale e nënshkruar me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit-kujdestarit,  publikuar në shtojcë të  Konkursit;

6. Llogarinë rrjedhëse në emër të nxënësit .

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht do të sigurojë dokumentin në vazhdim: 

- Certifikatën e nënshtetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Nëqoftëse ka më shumë kandidatë me numrin e njejtë të pikëve, përparësi kanë kandidatët të regjistruar në vitin më të lartë.

 

Në qoftëse  nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të pranuara ekziston zbrastirë gjinore, gjegjësisht nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur, numri i kandidateve femra është më i ulët  se 40%, në pikëzimin përfundimtar kandidateve femra të cilat i  plotësojnë kushtet do t`u jepet  pikë shtesë. 

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar nuk është i kompletuar  ose nëse nuk është dorëzuar  përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk jesën “ Të reja”  më së voni deri më 21.11.2024 ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin aktvendimet në lidhje me statusin e aplikacioneve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk .  

 

IV. LARTËSIA E BURSËS 

 

Lartësia e bursës do të jetë 3.500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet për nëntë (9) muaj në vit për kohëzgjatjen e vitit shkollor  2024/2025.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar