Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.248/20 dhe 302/20), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësisë së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 180/24) dhe Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm, përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesëm në fushën e artit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 nr. 19-10129/1 të datë 27.09.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të shkollave të mesme (përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesëm në lëmin e artit) nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025 do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënës të talentuar të shkollave të mesme (përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesëm në lëmin e artit) nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut
I.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtën e bursës e kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1.Të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, II, III dhe IV të cilët gjatë vitit të kaluar shkollor kanë fituar çmim-diplomë për individ/grup, për vendin I, II ose III të fituar në garë ndërkombëtar ose në garë shtetëror sipas lëndës ose profesionin (fushën) që kanë mësuar konform planit mësimor dhe programit mësimor përkatëse;
2. Të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm të vazhdueshëm gjatë arsimimit të deritanishëm;
3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;
4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;
5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteri për ndarjen e bursave janë çmimi/diploma individual/grupor i fituar në gara ndërkombëtare apo kombëtare.
Për kriterin çmimi dhe diploma e fituar në kategorinë individuale/grupore në garat ndërkombëtare apo shtetërore për nxënësit e viteve I, II, III dhe IV, për vendin e I (të parë), II (të dytë) ose të III (të tretë) çmimi në gara ndërkombëtare dhe shtetërore sipas lëndës ose profesionit (fushës) që nxënësi e ka mësuar konform planit mësimor ose programit mësimor përkatës, pikët maksimale përcaktohen sipas mënyrës në vazhdim edhe atë:
Vendi i I (parë) i fituar/çmimi/medalja në gara ndërkombëtar vlerësohet me 10 pikë,
Vendi i II (i dytë) i fituar/ çmimi /medalja në gara ndërkombëtar vlerësohet me 8 pikë,
Vendi i III (i tetë ) i fituar/ çmimi/medalja në gara ndërkombëtar vlerësohet me 6 pikë,
Vendi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 9 pikë,
Çmimi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 8 pikë,
Vendi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 7 pikë,
Çmimi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 6 pikë,
Vendi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 5 pikë,
Çmimi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 4 pikë.
Çdo vend/çmim/medalje e fituar në kategori individuale në gara ndërkombëtare, vlerësohet me 2 pikë shtesë, çdo vend i fituar në kategori individuale në gara shtetërore me 2 pikë shtesë, ndërsa çdo çmim në kategori individuale në gara shtetërore me 1 pikë shtesë.
Çdo vend/çmim/medalje e fituar në kategori gruper/ekipore në gara ndërkombëtare, vlerësohet me 1 pikë shtesë, çdo vend i fituar në kategori individuale në gara shtetërore me 1 pikë shtesë, ndërsa çdo çmim në kategori individuale në gara shtetërore me 0,5 pikë shtesë.
Për shembull, nxënësi i cili ka fituar vendin e parë në garë shtetëror, vendin e tretë në garë ndërkombëtare dhe çmimin e dytë në garë shtetërore, fiton 23,5 pikë (9 pikë për vendi e parë në garë shtetëror + 6 pikë për vendit e tretë të fituar në garë ndërkombëtar + 6 pikë për çmimit e dytë të fituar në garë shtetërore). Nxënësi në mënyrë shtesë fiton + 2,5 pikë (1 për vendin e parë në gara ndërkombëtarë, 1 për/çmimin/medaljen në garë ndërkombëtare dhe 0,5 për çmimin e fituar në garë shtetërore).
Çmimet-diplomat ku nuk do të përcaktohet saktësisht vendi i fituar, gjegjësisht çmimet-diplomat dhe mirënjohet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, çmimet-diplomat që janë fituar para vitit të fundit shkollor nuk do të merren parasysh.
Për çmimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm çmimet të ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që organizojnë gara të nxënësve.
Me garë ndërkombëtar nënkuptohet garë e ndërsjellë ndërmjet nxënësve prej më së paku dhjetë vende të ndryshme.
II. MËNYRA DHE AFATET E PARASHTRIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacionin elektronik dhe i bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 01.10.2024 deri më 15.10.2024.
Dokumentet e nevojshme janë:
1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2024/2025;
2. Dëftesat për përfundimin e viteve të mëparshme (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX) (të bashkëngjiten dëftesat origjinal të skanuara)
3. Diploma për çmime të fituara në gara shtetërore dhe/ose ndërkombëtare; (të bashkëngjiten çmimet/diplomat origjinale të skanuara)
4. Dëshmi e karakterit ndërkombëtar të garës (nënkupton garë të ndërsjellë ndërmjet nxënësve ndërmjet të paktën dhjetë vende të ndryshme).
8. Llogaria rrjedhëse në emër të nxënësit;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, konform Rregullore për formularin e kërkesës për akomodim në konviktet e nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin në vazhdim:
-certifikatën e nënshtetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë dhe që kanë fituar çmime në profesionin në të cilin nxënësi shkollohet.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkëngjitur nuk është i kompletuar ose nëse nuk është dorëzuar përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën "Të reja " më së voni deri më 21.11.2024 ndëra të gjithë kandidatët do të marrin aktvendime lidhur me statusin e aplikacioneve të tyre të parashtruara në profilet elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
III. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në periudhë prej nëntë (9) muajve për kohëzgjatjen e vitit shkollor 2023/2024.