Njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës për mundësinë që nëpunës shtetëror/ akademik potencial kuadër nga i cili pritet të kontribuojnë në formulimin ose zbatimin e politikave për arritjen e qëllimeve për zhvillimin e qëndrueshëm, të marrin pjesë në programin për studime pasuniversitare dhe të doktoraturës të organizuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), me titull „SDGs Global LeaderJFY2025“, në Japoni për vitin 2025.
Programi përfshin programe mësimore mbi përvojën e zhvillimit japonez dhe punën praktike, në mënyrë që të pasurohet përvoja akademike dhe profesionale e pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të hulumtojnë tema të tilla si administrata, politika publike, financat, menaxhimi i financave publike, politika ndërkombëtare, diplomacia, kërkimi rajonal, biznesi, tregtia/investimet ndërkombëtare, etj.
Për informacione shtesë, mund të kontaktoni kontaktet në vijim: Sofçe Kërstiq, tel. 070/409-525 dhe Natalija Filipovska, tel. 070/409-528, ku mund të merrni formularët e aplikimit në formë elektronike.