Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PUBLIKE për angazhimin e 50 (pesëdhjetë) ndërmjetësuesve arsimor rom për mbështetjen e arsimit fillor të romëve për vitin shkollor 2024/2025

THIRRJE PUBLIKE për angazhimin e 50 (pesëdhjetë) ndërmjetësuesve arsimor rom për mbështetjen e arsimit fillor të romëve për vitin shkollor 2024/2025

 

THIRRJE PUBLIKE

për angazhimin e 50 (pesëdhjetë) ndërmjetësuesve arsimor rom për mbështetjen e arsimit fillor të romëve për vitin shkollor  2024/2025

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025, konform nenit 37, paragrafit (4) të Ligjit për Arsimin Fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.161/19 dhe 229/20), do të angazhojë 50 ndërmjetësues arsimor rom në shkollat ​​fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes masës së ndërmjetësuesve në arsimin fillor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ofrojë mbështetje shtesë për nxënësit romë në shkollat ​​fillore.

I. KUSHTET DHE KRITERET PËR ZGJEDHJEN E NDËRMJETËSUESVE

1. Kushtet për përzgjedhjen e ndërmjetësuesve

 

Të drejtën e aplikimit në Konkursin për ndërmjetësues  arsimor e kanë personat nga komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut: Shuto Orizar, Karposh, Gjorçe Petrov, Çair, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom, Gazi Babë, Butel,Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçani, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Veles/Gradsko, Kavadar, Kriva Pallankë, Ohër, Negotinë, Ilinden, Resnjë dhe Radovish të cilët i  plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

a) të jenë papunë ose punësuar me kohë të pjesshme;

b) të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe

c) të jenë pjesëtarë të komunitetit etnik rom.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025 do të angazhojë gjithsej 50 ndërmjetësues arsimor në komunat në vazhdim në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Shuto Orizar, Karposh, Gjorçe Petrov, Çair, Qendër, Kisella Voda, Aerodrom, Gazi Babë, Butel, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Vinicë, Dellçevë,Berovë,Veles/Gradsko,Kavadar, Kriva Pallankë, Ohër, Negotinë, Ilinden, Resnjë dhe Radovish.

 

2.    Kriteret për përzgjedhjen e ndërmjetësuesve

a) Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm katërvjeçar;
b) Të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi dhe kompjuterike (Microsoft Office);
c) Të ketë përvojë pune në terren me komunitetin rom, sektorin civil, popullësinë lokale, institucionet dhe shkollat ​​lokale dhe
ç) Të jetë i njohur dhe të jetë pjesë e komunitetit në të cilin do të punojë.

 

Përparësi gjatë përzgjedhjes do të kenë kandidatët:

- të cilët posedojnë certifikatë për trajnime të ndjekura për ndërmjetësues me certifikata për ndërmjetësues (përparësi do të kenë personat të cilët kanë ndjekur trajnimet për ndërmjetësues arsimor në kuadër të projektit “Përkrahja e integrimit të komuniteteve etnike në sistemin arsimor” të zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Agjencinë për Integrime Evropiane dhe Zhvillim Evropian nga Austria dhe personat që kanë ndjekur trajnimet për ndërmjetësues në kuadër të programit ROMED nga Këshilli i Evropës).

- të cilët e flasin gjuhën e komunitetit rom në komunën për të cilën konkurrojnë

- të cilët tashmë kanë përvojë në punën si ndërmjetësues arsimor rom, dhe që kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj programit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

II. ROLI, DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E NDËRMJETËSUESIT ARSIMOR ROM

1. Roli i ndërmjetësuesit arsimor rom

Roli i ndërmjetësues arsimor është të ndihmojë dhe të ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e informacionit për mundësitë dhe aksesin në shkolla, realizon takime të rregullta për të sensibilizuar popullatën dhe punonjësit e shkollës fillore me specifikat dhe nevojat e grupeve të rrezikuaranë fushën e arsimit, rregullisht bashkëpunon me bashkëpunëtorë profesional dhe mësimdhënësit për përmirësimin e arritjeve të nxënësve, ndërmerr aktivitete për reduktimin e braktisjes së procesit edukativo-arsimor të nxënësve.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e mediatorit do të jenë:

a) të punojë me nxënësit;

b) të bashkëpunojë me shkollën;

c) të punojë dhe bashkëpunojë me prindërit/kujdestarët dhe komunitetin dhe të kryejë vizita të rregullta në terren dhe

ç) të punojë me vetëqeverisjen lokale, sektorin civile dhe institucione dhe organizata të tjera.

 

III. Vendi dhe afati për parashtrimin e dokumenteve

 

Kandidatët që konkurrojnë në Thirrjen Publike, është e nevojshme që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup,  më së voni deri më 30.09.2024  t`i dorëzojnë dokumentet në vijim:

 

1. Biografi të shkurtër (CV);

2. Diplomë për nivelin më të lartë të arsimit të përfunduar;

3. Dy rekomandime nga organizatat joqeveritare rome për konfirmimin e përvojës së punës me komunitetin rom me numra kontakti të caktuar të personave që kanë dhënë rekomandimin;

4. Vërtetim nga Agjencia e Punësimit për statusin e punës

5. Dëshmi se ka fituar aftësi kompjuterike (Microsoft Office) dhe

6. Dokumentacion tjetër që kandidati konsideron se e plotëson aplikimin, është në funksion të kushteve dhe kritereve të nevojshme.

 

IV. Lartësia e honorarit

 

Për angazhimin e ndërmjetësuesve arsimorë romë, honorari mujore do të jetë 18.000 denarë bruto për një periudhë prej tre (3) muajve gjatë vitit 2024 dhe shtatë (7) muajve gjatë vitit 2025.

Dokumentacioni i parakohshëm dhe i pakompletuar nuk do të merret parasysh dhe nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët që janë paraqitur në konkurs.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar