Si mbështetës i garës shtetërore për ndihmën e parë, më lejoni t`i përgëzoj nxënësit dhe ekipet më të mira nga garat rajonale në Radovish dhe Shkup dhe t`ju uroj suksese që të tregojnë se sa të aftë janë për dhënjen e ndihmës së parë për dikë që është lënduar ose ka pasur aksident.Si më të mirët në mesin e mijëra të rinjve të cilët kanë zotëruar sekretet e treguesit në dhënjen e ndihmës së parë, ata e dinë rëndësinë e saj -sepse shpesh shpëton edhe jetë. Në një botë ku jeta është bërë gjithnjë më dinamike , ngjarjet e papritura janë gjithnjë e më të shpeshta,ndërsa kjo nënkupton se nevoja për reagim të shpejtë dhe efikas është gjithnjë e më e nevojshme.
Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr.Lulzim Aliu në hapjen e garës shtetërore të ndihmës së parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të organizuar nga Kryqi i Kuq.
„ Faleminderojmë Kryqin e Kuq për veprimin shumë dekadash, për inkurajimin dhe promovimin e vlerave humane, dhe brenda këtyre kornizave, veçanarisht për ofrimin e trajnimeve për ndihmën e parë për të rinjtë.Kjo nuk është vetëm mësim i teknikave praktike, por ka ndikim shumë më të thellë në krijimin e një shoqërie më të sigurt. Mbështetja e vullnetarëve të Kryqit të Kuq është e paçmueshme për shkollat dhe nxënësit,por edhe për familjet dhe komunitetin e gjerë. “, theksoi Aliu.
Zëvendësministri theksoi se Kryqi i Kuq është partner i MASH-it në trajnimin e të rinjve për këtë aftësi të rëndësishme jetësore, e cila, siç tha ai, që nxit tek ata vlera të tilla si përgjegjësi për veprimet, ndjeshmëri dhe dhembshuri për të tjerët, vetëbesim për t`u përballur me emergjencat, të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve, punë në grup dhe qëndrueshmëri.
„ Këto vlera jo vetëm që ndihmojnë të rinjtë në situata kritike, por gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e tyre të përgjithshëm personal “, shtoi zëvendësministri.
Në garë morën pjesë ekipe nga 12 shkolla fillore dhe të mesme prej komunave të ndryshme.