Në bazë të nenit 52 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/3, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” NR.257/20, 163/21 и 64/24) neni 7 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe avancimit të kuadrit kërkimor shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/ 14, 74/15, 140/15, 178/15 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 166/21) dhe nenit 2 dhe 3 i Rregullores për ndryshimin e rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe avancimit të kuadrit kërkimor shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 187/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË TRETË NË VEND PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2024/2025 do të ndajë 20 bursa për studime akademike të ciklit të tretë në vend.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:
Kandidati i cili do të konkurojë duhet t’i plotësojë kushtet në vazhdim:
1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve akademike, kohëzgjatja e përgjithshme e të cilit me ciklin e parë nuk është më e shkurtër se pesë vjet dhe të ketë arritur notën mesatare prej së paku 8,5 veçmas për ciklin e parë dhe veçmas për ciklin e dytë të studimeve ose të ketë diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të dytë të fituar jashtë vendit me notë mesatare ekuivalente të paktën 8,50;
2. Të regjistrohet në studimet akademike të ciklit të tretë, për herë të parë në vitin e parë, gjegjësisht është i regjistruar student i rregullt në vitin e dytë me të paktën dy të tretat e provimeve të dhëna nga provimet e parapara nga viti i parë, gjegjësisht është i regjistruar student i rregullt në vitin e tretë, në vitin akademik 2024/2025, në njërin nga sferat shkencore vijuese (fusha): shkenca matematiko natyrore (biologji, fizikë, gjeofizikë, gjeologji dhe mineralogji, kimi, biokimi, matematikë dhe informatikë) ose shkencat inxhinierike dhe teknologjike (elektroteknik, elektro-makineri, elektronikë dhe automatikë, energjetikë, gjeodezi, ndërtimtari dhe menaxhimi i ujit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji kompjuterike dhe informatikë, inxhinieri mekanike, materiale, metalurgji, gjeologji dhe gjeofizikë të aplikuar, xehetari, trafik dhe transport, teknologji ushqimore, teknologji tekstile dhe inxhinieri telekomunikacioni, inxhinieri për ruajtjen e mjedisit jetësor, inxhinieri për ruajtjen e mjedisit të punës, inxhinieri profesionale dhe inxhinieri industriale dhe menaxhim); shkenca humane dhe shkenca shoqërore.
• Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë pesë (5) bursa, tema e kërkimit të të cilave lidhet dhe korrespondon me qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara në Strategjinë për Specializimin e Zgjuar me fokus në tranzicionin dixhital dhe të gjelbër.¹
• Kandidati të ketë të botuar së paku 1 (një) punim kërkimor shkencor në revista shkencore ndërkombëtare ose publikime shkencore ndërkombëtare nga fusha shkencore të cilës i referohen studimet e doktoratës;
• Të ketë 2 rekomandime nga profesorët e universitetit;
• Programi i studimit në të cilin është regjistruar kandidati të jetë i akredituar dhe të ketë Aktvendim për punë;
• Të mos jetë përfitues i bursës nga ofruesit e tjerë;
• Të njohë një nga gjuhët e huaja;
• Në ditën e aplikimit të mos jetë mbi moshën 38 vjeç;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë gjithsej dhjetë (10) bursa nga sferat (fushat) shkencore të shkencave matematiko natyrore dhe të shkencave inxhinierike dhe teknologjike; tre (3) bursa nga fusha shkencore e shkencave humane dhe dy (2) bursa nga fusha shkencore e shkencave shoqërore.
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME
● Diplomë për studimet e përfunduara akademike të ciklit të parë dhe të dytë dhe Certifikatë për suksesin e arritur (të vërtetuar në noter) ose diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë të fituara jashtë vendit;
● Vërtetim nga institucioni i lartë arsimor se kandidati është i pranuar për të parën herë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të tretë, gjegjësisht është i regjistruar student i rregullt në vitin e dytë me të paktën dy të tretat e provimeve të dhëna nga provimet e parapara nga viti i parë , gjegjësisht është i regjistruar student i rregullt në vitin e tretë, në vitin akademik 2024/2025, kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet;
● Kopje të më së paku 1 (një) punimi kërkimor shkencor të botuar në revista shkencore ndërkombëtare ose publikime shkencore ndërkombëtare nga fusha shkencore të cilës i referohen studimet e doktoratës.
● Çertifikat për njohje të një ose më shumë gjuhëve të huaja;
● Dy rekomandime të profesorëve të universitetetve;
● Deklaratë të nënshkruar nga kandidati se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër për studime akademike të ciklit të dytë ose ofertues të tjerë (të vërtetuar në noter).
● Certifikat për nënshtetësi.²
● Kandidatët që do të aplikojnë për pesë (5) bursa të cilët janë të ndërlidhura dhe korrespondojnë me qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara në Strategjinë e Specializimit të Zgjuar me fokus në tranzicionin dixhital dhe të gjelbër, është e nevojshme të dorëzohen, përveç dokumenteve të mësipërme, dhe vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se tema e doktoraturës është nga fushat dhe prioritetet e Strategjisë për Specializimin e Zgjuar (me nënshkrim dhe vulë të nënshkruesit të autorizuar dhe numër arkivor të institucionit).
Dokumentet e lëshuara nga institucionet nga vendet e tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyes përkatës të autorizuar gjyqësor.
Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike të ciklit të tretë në vend mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuar.
III. VLERA E BURSËS
Vlera e bursës për studime të ciklit të tretë në vend është 18.000 denarë, për dymbëdhjetë (12) muaj gjatë vitit akademik.
Bursa për vitin e dytë të studimeve vazhdon nëse kandidati i ka dhënë së paku dy të tretat e provimeve të parapara nga viti i parë, gjegjësisht bursa për vitin e tretë të studimeve vazhdon nëse kandidatit i është pranuar teza e doktoraturës.
IV. DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR
Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje obligohet që t`i kthejë mjetet e ndara nëse:- më së voni gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes nuk doktoron, për kandidatët e përzgjedhur të regjistruar për herë të parë në vitin e parë, në vitin akademik 2024/2025;- më së voni deri pesë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, nuk ka doktoruar, për kandidatët e përzgjedhur të cilët regjistrohen si student të rregullt në vitin e dytë me të paktën dy të tretat e provimeve të dhëna nga provimet e pararpara nga viti i parë, në vitin akademik 2024/2025. ;- më së voni deri në tre vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk ka doktoruar, për kandidatët e përzgjedhur të cilët regjistrohen si student të rregullt në vitin e tretë, në vitin akademik 2024/2025;
V. MËNYRA DHE AFATI I REGJISTRIMIT
Në këtë konkurs do të përfshihen kandidatët të cilët janë regjistruar në studimet akademike nga cikli i tretë për herë të parë në vitin e parë, gjegjësisht janë regjistruar me si student të rregullt në vitin e dytë me të paktën dy të tretat e provimeve të dhëna nga provimet paraprake të vitit të parë, gjegjësisht kanë regjistrua si student të rregullt vitin e tretë, në vitin akademik 2024/2025.
Nëse paraqiten numër më i madh i kandidatëve nga 20 bursat e parapara, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i zbatojë kriteret për pranimin e kandidatëve me mesatare më të lartë, gjegjësisht pikëzimi do të bëhet në bazë të lartësisë së suksesit mesatar të arritur në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve. Në rastin e kandidatëve të regjistruar me të njëjtën mesatare, përparësi do të kenë ata kandidatë me më shumë punime kërkimore-shkencore të publikuara në revista shkencore ndërkombëtare ose publikime shkencore ndërkombëtare në fushën shkencore të cilës i referohen studimet e doktoratës.
*Nëse nuk plotësohet kuota e dhjetë (10) bursave të parapara nga sferat (fushat) shkencore të shkencave matematiko-natyrore dhe të shkencave inxhinierike dhe teknologjike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të parashikojë mundësinë e rritjes së kuotës për ndarjen e bursave nga shkencat shoqërore dhe humanitare me numër të mjaftueshëm studentësh të cilët i plotësojnë kushtet, por jo më shumë se gjithsej njëzet (20) bursa”.
Konkursi do të zgjasë nga dita e publikimit deri më 18 nëntor 2024.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën ose në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr.” Shën Kirili dhe Metodi "nr. 54, 1000 Shkup (me shenim - bursa për studime akademike në ciklin e dytë në vend) ose në mënyrë elektronike në: https://e-uslugi.mon.gov.mk.
Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilës mund të ndahen bursat mund të merren nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, personi kontaktues: Arjeta Ramadani, zyra nr. 1408 ose kontakt telefoni 02/3140-183.