Në bazë të nenit 52 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/3, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër “ 257/20, 163/21 и 64/24) neni 3 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe përmirësimit të kuadrit kërkimor shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/ 14, 74/15, 140/15, 178/15 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 166/21) dhe nenit 1 të Rregullores për ndryshimin e rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe përmirësimit të kuadrit kërkimor shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 187/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË NË VEND PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2024/2025 do të ndajë 50 bursa për studime akademike të ciklit të dytë në vend.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:
Kandidati i cili do të konkurojë duhet t’i plotësojë kushtet në vazhdim:
1. Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje trevjeçare, përkatësisht katërvjeçare dhe të ketë arritur sukses mesatar së paku 8,50 ose të ketë diplomë të nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit me sukses mesatar ekuivalent më së paku 8,50;
2. Të jetë i pranuar në studimet akademike të ciklit të dytë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2024/2025 në njërën nga sferat shkencore vijuese (fusha): shkenca matematiko natyrore (biologji, fizikë, gjeofizikë, gjeologji dhe mineralogji, kimi, biokimi, matematikë dhe informatikë) ose shkencat inxhinierike dhe teknologjike (elektroteknik, elektro-makineri, elektronikë dhe automatikë, energjetikë, gjeodezi, ndërtimtari dhe menaxhimi i ujit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji kompjuterike dhe informatikë, inxhinieri mekanike, materiale, metalurgji, gjeologji dhe gjeofizikë të aplikuar, xehetari, trafik dhe transport, teknologji ushqimore, teknologji tekstile dhe inxhinieri telekomunikacioni, inxhinieri për ruajtjen e mjedisit jetësor, inxhinieri për ruajtjen e mjedisit të punës, inxhinieri profesionale dhe inxhinieri industriale dhe menaxhim); shkenca humane dhe shkenca shoqërore.
3. Programi i studimit në të cilin është regjistruar kandidati të jetë i akredituar dhe të ketë Aktvendim për punë;
4. Në ditën e konkurimit të mos jetë mbi moshën 27 vjeçare;
5. Të mos jetë në marrëdhënie pune (me kohë të caktuar ose të pacaktuar);
6. Të mos jetë përfitues i bursës nga ofruesit e tjerë;
7. Të njohë një nga gjuhët e huaja;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë gjithsej dyzet (40) bursa nga sferat shkencore (fushat) të shkencave matematiko natyrore dhe të shkencave inxhinierike dhe teknologjike; gjashtë (6) bursa nga fusha shkencore e shkencave humane dhe katër (4) bursa nga fusha shkencore e shkencave shoqërore.
----------------------
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME
● Diploma për studimet e përfunduara akademike të ciklit të parë dhe Certifikatë për suksesin e arritur (të vërtetuar në noter) ose diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë të fituara jashtë vendit;
● Vërtetim nga institucioni i lartë arsimor se kandidati është i pranuar për të parën herë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2024/2025, që kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet;
● Çertifikat-vërtetim për njohje të një ose më shumë të gjuhëve të huaja;
● Deklaratë të nënshkruar nga kandidati se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër për studime akademike të ciklit të dytë ose ofertues të tjerë (të vërtetuar në noter).
● Certifikat për nënshtetësi;¹
¹ Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas detyrës zyrtare siguron të dhëna për vërtetimin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Dokumentet të cilët lëshohen nga institucionet nga vendet tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhë maqedonase nga përkthyes të autorizuar gjyqësor.
Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike nga cikli i dytë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.
III. VLERA E BURSËS
Vlera e bursës për studime të ciklit të dytë në vend është 9.000 denarë, për nëntë muaj gjatë vitit akademik në të cilin janë regjistruar studentët me studime akademike të përfunduara nga cikli i parë në kohëzgjatje katërvjeçare, gjegjësisht tetëmbëdhjetë muaj për studentët me studime të përfunduara akademike nga cikli i parë në kohëzgjatje trevjeçare.
IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR
1. Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje obligohet t`i kthejë mjetet e ndara më së voni deri në pesë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së magjistraturës.
V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
*Nëse paraqiten numër më i madh i kandidatëve nga 50 bursa të parapara, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të zbatojë kriteret për pranimin e kandidatëve me mesatare më të lartë, gjegjësisht renditja do të bëhet në bazë të lartësisë të suksesit mesatar të arritur në ciklin e parë të studimeve. Nëse paraqiten numër i njejt i kandidatëve me të njëjtën mesatare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përparësi do t`u jape kandidatëve të cilët njohin më tepër gjuhë të huaja.
*Nëse nuk plotësohet kuota e dyzet (40) bursave të parapara nga sferat (fushat) shkencore të shkencave matematiko-natyrore dhe të shkencave inxhinierike dhe teknologjike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të parashikojë mundësinë e rritjes së kuotës për ndarjen e bursave nga shkencat shoqërore dhe humanitare me numër të mjaftueshëm studentësh të cilët i plotësojnë kushtet, por jo më shumë se gjithsej pesëdhjetë (50) bursa.
Konkursi do të zgjasë nga dita e publikimit deri më 18 nëntor 2024.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën ose në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr.” Shën Kirili dhe Metodi "nr. 54, 1000 Shkup (me shenim - bursa për studime akademike në ciklin e dytë në vend) ose në mënyrë elektronike në: https://e-uslugi.mon.gov.mk.
Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilës mund të ndahen bursat mund të merren nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, personi kontaktues: Arjeta Ramadani, zyra nr. 1408 ose kontakt telefoni 02/3140-183.