Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Nuk ka ndryshime të lehta, por nuk ka edhe dorëheqje nga e ardhmja e fëmijëve tanë

Janevska: Nuk ka ndryshime të lehta, por nuk ka edhe dorëheqje nga e ardhmja e fëmijëve tanë

 

Janevska: Nuk ka ndryshime të lehta, por nuk ka edhe dorëheqje nga e ardhmja e fëmijëve tanë

 

 

Është e rëndësishme që një ngjarje kushtuar situatës në arsim dhe krijimit të politikave të ardhshme, janë të përfshirë një numër i madh i aktorëve të shoqërisë. Kjo tregon dhe garanton se sa shumë besojmë se arsimi është postulati bazë mbi të cilin duhet ta zhvillojmë vendin si dhe përcakton kahjen e mirë të veprimit për realizimin e qëllimit.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, në konferencën “Sigurimi i qëndrueshmërisë së reformave për përmirësimi i sistemit arsimor”, organizuar nga Projekti “Rritja e atraktivitetit, gjithëpërfshirjes dhe relevancës së arsimit dhe trajnimit profesional dhe arsimit të të rriturve”, i cili financohet nga BE-ja.

 

- Faleminderit të gjithë të pranishmëve në këtë konferencë dhe atyre që do të japin kontribut të përbashkët në ndërtimin e sistemit arsimor cilësor. Sepse, kjo nuk është detyrim i vetëm një personi apo vetëm një institucioni. Obligimi është i përbashkët për të gjithë ne, të cilët jetojmë, punojmë dhe e shohim të ardhmen tonë këtu në Maqedoni, ndërsë është nder që kemi partnerë si Bashkimi Evropian dhe shumë të tjerë që vazhdimisht na ofrojnë mbështetje efektive dhe të dukshme, potencoi Janevska.

 

Shpresoj, tha ministrja, që kjo mbështetje të vazhdojë për prioritetet e Qeverisë së re në fushën e arsimit.

 

- Të gjitha segmentet e arsimit janë të rëndësishme dhe njëkohësisht dhe njëlloj do të veprojmë edhe në arsimin fillor dhe të mesëm, ashtu edhe në arsimin e lartë dhe shkencë. Planprograme dhe tekste shkollore të reja për klasat e shtata, teta dhe të nënta, ndërsa më pas rikthim në klasat e ulëta. Planprograme dhe tekste shkollor në arsimin e mesëm-gjimnaz. Në arsimin profesional mbetet zgjerimi i konceptit të arsimit dual, me të cilin besoj se të gjithë jemi jashtëzakonisht të kënaqur, por edhe vazhdimi i zhvillimit të qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional, shtoi Janevska.

 

Për të gjitha ndryshimet, nevojitet regullativë ligjore cilësore, gjegjësisht ka filluar debat publik për ndryshimin e disa zgjidhjeve ligjore - për arsimin fillor dhe të mesëm, për arsimin e mesëm profesional, për arsimin e të rriturve dhe për kornizën kombëtare të kualifikimeve.

 

- Hapat që do t`i ndërmarim do të jenë më të guximshme dhe më vendimtare, duke ditur se kemi partnerë tek të cilët mund të mbështetemi në çdo kohë. Nuk ka ndryshime të lehta, por nuk ka dorëheqje nga e ardhmja e fëmijëve tanë, theksoi Janevska në fjalimin e saj para të pranishmëve në Konferencë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar