Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Të kthyerit nga jashtë riintegrohen me sukses në shoqëri përmes edukimit joformal dhe formalizimit të arsimit formal

Janevska: Të kthyerit nga jashtë riintegrohen me sukses në shoqëri përmes edukimit joformal dhe formalizimit të arsimit formal

 

Janevska: Të kthyerit nga jashtë riintegrohen me sukses në shoqëri përmes edukimit joformal dhe formalizimit të arsimit formal

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot mori pjesë në ndarjen e certifikatave për arsimin fillor të kryer dhe për trajnimet e ndjekura të të kthyerve në vend, në kuadër të zbatimit të projektit të UNDP-së “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për mbështetjen dhe integrimin efektiv social-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor”, i cili u  mbajtë në  Prilep.

Duke shprehur kënaqësinë që bashkëqytetarët tanë, në vend  jashtë vendit të kërkojnë jetë më të mirë atë të vazhdojnë të kërkojnë në vendlindjen e tyre, Janevska gjithashtu theksoi se duke investuar në arsimimin, aftësitë dhe kompetencat e tyre, ata po bëjnë një hap real për të qenë të dukshëm, të vlefshëm dhe të dobishëm.

Ju përgëzoj të gjithëve që sot merrni certifikatën për njohuritë e fituara. Disa prej jush i janë bashkuar arsimit formal dhe disa i janë bashkuar arsimit joformal. Më vjen mirë që e kuptuat vlerën dhe rëndësinë e dijes. Kjo do të mbetet përgjithmonë e juaja dhe do t`ju mundësojë të riintegroheni më lehtë në mjedis”, theksoi Janevska.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorjan, theksoi se në kushtet kur përfundimi i arsimit fillor bëhet imperativ social, të gjitha palët e përfshira duhet të ofrojnë mekanizma dhe mundësi për arsimim formal dhe joformal.

Ai shtoi: “Në kuadër të projektit rajonal, të mbështetur nga BE-ja, mbi 100 romë të kthyer kanë përfunduar arsimin fillor, me çrast ju ofrohet  mundësi  ​​për jetë më cilësore dhe kyçje në tregun e punës”.

Në Prilep, projekti është duke u zbatuar nga viti 2021 dhe deri tani trajnimin për aftësi e përfunduan me sukses 190 të kthyer, trajnim për aftësitë bazë digjitale - 77 të kthyer, trajnim për shkrim dhe  lexim  digjital - 27 persona , ndërsa mësim për të rritur për kompletimin e arsimit fillor - 69 persona.

 

Ministrja Janevska pret që edhe mërgimtarët e tjerë maqedonas ta ndjekin shembullin dhe të kthehen në vend, sepse për vendin të gjithë janë të rëndësishëm dhe përmes suksesit personal mund të ndihmojnë në zhvillimin e tij.

 

Për të lehtësuar kohezionin social të të kthyerve me popullsinë, si pjesë e projektit, në Prilep u pajisën dy paralele për realizimin e arsimit të të rriturve, përfundoi rikonstruksioni i këndit të lojërave sportive në shkollën "Dobre Jovanovski", ndërsa OJQ-të lokale në bashkëpunim me shkollën realizuan orë shtesë për fëmijët të cilët për shkak të largimit  jashtë vendit kanë munguar në mësimdhënie, mbështetje psikosociale për familjet dhe mbështetje në distancë për fëmijët emigrantë.

 

Projekti, përveç në Prilep, zbatohet edhe në Shtip dhe Shuto Orizarë.

[ Friday, September 13, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar